Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Antetokounmpo rikthen Bucks te fitorja, Houston fiton derbin teksan!

Pauza e gjatë prej koronavirusit i bëri mirë Milwaukee Bucks që u rikthye te fitorja pas tre humbjesh radhazi dhe e bëri me një sukses bindës ndaj Boston Celtics me rezultatin 119-112 në HP Field House në Orlando, sfidë në të cilën shkëlqeu i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 36 pikë, 15 rebound dhe 7 asiste. Kjo ishte fitorja e 54 sezonale për Bucks ndërkohë që Celtics pësuan humbjen e 22-të. Një fitore me peshë mori San Antonio Spurs që mposhti me rezultatin 129-120 Sacramento Kings. Skuadrës kaliforniane nuk i mjaftoi as paraqitja e shkëlqyer e Fox që realizoi 39 pikë. Një fitore të madhe pas kohës shtesë arriti Houston Rockets në derbin teksan ndaj Dallas Mavericks me rezultatin 153-149. James Harden ishte thjeshtë fantastik në këtë sfidë me 49 pikë, 9 rebound dhe 8 asiste.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...