Basketboll

NBA, as LeBron nuk mjafton, Lakers prekin fundin!

Los Angeles Lakers dhe LeBron James prekin fundin. Kualifikimi në play-off vështirësohet gjithnjë e më shumë për skuadrën kaliforniane që ka zbritur në vendin e 10-të të konferencës së Perëndimit pasi në Indianapolis ndaj Indiana Pacers pësoi humbjen e 27-të në 54 takime. I rikthyer nga dëmtimi LeBron James zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta me fanellën e LA Lakers ndoshta edhe një nga më të dobëtat në karrierë. Në Bankers Life Fieldhouse Indiana dominoi skuadrën kaliforniane nga fillimi deri në fund duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim fitoren. Sfida u mbyll me suksesin e thellë 136-94 të ekipit nga Indianapolis , ndeshje në të cilën shkëlqyen Bogdanovic me 24 pikë dhe Turner me 22, ndërkohë që LeBron koleksionoi në total vetëm 18 pikë 9 asiste e 7 rebound në këtë disfatë turpëruese të Lakers.

Por nëse Los Angeles Lakers vazhdon të vuajë, Oklahoma City Thunder ringrihet menjëherë. Falë 39 pikëve të Paul George dhe shifrave të dyfishta në çdo aspekt të lojës të Rusell Ëestbrook, City Thunder kaluan në shtëpi pa shumë probleme Orlando Magic me rezultatin 132-122. Kjo ishte fitorja e 34-t sezonale për Oklahomën që mban e pashqetësuar vendin e 3-të në Perëndim.

Philadelphia 76ers pësoi humbjen e dytë radhazi pasi u mposht brenda në Pensilvani me rezultatin 119-107 nga Toronto Raptors në një ndeshje ku diferencën e bëri loja në grup e skuadrës kanadeze pasi pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte kamerunasi i 76ers Joel Embiid, autori i 37 pikëve.

Vijon forma e shkëlqyer e Boston Celtics që triumfoi 103-96 brenda në Ohio përballë Cleveland Cavaliers duke zhytur akoma edhe më shumë në renditje skuadrën nga Quicken Loans Arena. Jason Tatum me 25 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Celtics ndërkohë që vendasve nuk u mjaftuan 27 pikët e Sexton.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency