Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “bie” sërish Cleveland, fitojnë Houston dhe Golden State

Konfirmohet starti i vështirë i sezonit për Cleveland Cavaliers. Në ndeshjen e pestë sezonale nënkampionët e NBA u mposhtën 112 – 107 në “Barclays Center” nga Brooklyn Nets, pavarësishst paraqitjes së zakonshme të LeBron James, që shënoi 29 pikë, dha 13 asiste dhe kontrolloi 10 topa nën tabelë. Korver shtoi edhe 22 pikë të tjerë për Cavs, por nuk mjaftoi përballë Netsave, që u shfaqën mw skuadër, sidomos në pjesën e dytë, teksa vetëm në pak minuta në periodën e fundit i lanë avantazhin kundërshtarit.

Detroit Pistons kthehet te fitorja pas humbjes me Philadelphian dy ditë më parë. E gjithë meritë e Tobias Harris, që “shtypi” thuasje i vetëm Minnesota Timberwolves, duke shënuar plot 34 pikë në fitoren 122 – 101 të Pistons.

Fitore e vështirë e Golden State Warriors ndaj Toronto Raptors në “Oracle Arena”, në prani të thuasje 20 mijë spekatorëve. Vetëm 3 pikë më shumë realizuan vendasit në këtë sfidë plot rivalitet, kur palët ndryshuan disa herë rolet, duke i marrë kryesimin njëri-tjetrit.

Eric Gordon dhe James Harden, respektivisht me 29 dhe 27 pikë, rezultuan vendimtarë me lojën e tyre në suksesin e ngushtë 104 – 105 të Hosuton Rockets në parketin e Philadephia 76ers. Harden ishte gjithashtu autor i 13 asisteve në një sfidë përgjithësisht të ekulibruar, ku diferenca maksimale gjatë lojës shkoi +11 pikë për vendasit në periodën e dytë.

Për Indiana Pacers forma e jashtëzakonshme e Oladipo, që realizoi plot 35 pikë ndaj Oklahoma City Thunder, nuk mjaftoi për t’i befasuar vendasit, që falë dyshes Westbrook-Anthony (realizuan nga 28 pikë), fituan 114 – 96. Në fakt “ylli” i Thunder, përvecse me pikët e shënuara, pati një kontribut të jashtëzakonshëm me 16 asiste dhe 10 rikuperime.

Në takimet e tjera Charlotte Hornets fitoi 110 – 93 me Denver Nuggets, Miami Heat iu kthye humbjes në shtëpi 100 – 117 ndaj San Antonio Spurs, Dallas Mavericks – Memphis Grizzlies përfundoi 103 – 94, Phoenix Suns – Utah Jazz 97 – 88, ndërsa Los Angeles Lakers arriti të fitonte vetëm në shtesë ndaj Washington Wizards 102 – 99.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...