Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, bien Clippers, fitojnë Brooklyn e Denver!

Apr 16, 2021; Philadelphia, Pennsylvania, USA; LA Clippers guard Paul George (13) shoots over Philadelphia 76ers forward Anthony Tolliver (43) and guard Matisse Thybulle (22) during the third quarter at Wells Fargo Center. Mandatory Credit: Eric Hartline-USA TODAY Sports

Brooklyn Nets rikthehet menjëherë te fitorja në NBA duke treguar dhëmbët ndaj Charlotte Hornets dhe duke thelluar krizën e këtyre të fundit. Në Barclays Center skuadra  e kanadezit Steve Nash vuajti vetëm në periodën e parë të cilën e mbylli në disavantazhin e 6 pikëve, sepse më pas sfida foli e gjitha për Brooklyn që triumfoi me shifrat 130-115 duke regjistruar fitoren e 38-të sezonale në 56 takime, me skuadrën nju-jorkeze që vazhdon të mbajë nën presion Philadelphia 76ers për vendin e parë në Lindje. 33 pikët e Bridges dhe 27 të Rozier nuk i mjaftuan Charlotte për të evituar humbjen e 4-t rresht ndërkohë te Nets në mungesë të Harden i dëmtuar, diferencën e bëri Durant autor i 25 pikëve.

Për të prishur ecurinë e shkëlqyer prej 7 fitoresh radhazi të Los Angeles Clippers mendoi pikërisht Philadelphia 76ers që triumfoi në Wells Fargo Center me rezultatin e ngushtë 106-103. Meritat shkojnë të gjitha për kamerunasin Joel Embiid i cili shkëlqeu me 36 pikë dhe 14 rebound ndërkohë  te Clippers spikati i përhershmi Paul George autor i 37 pikëve. Për 76ers kjo ishte fitorja e 39 në këtë sezon ndërkohë që kalifornianët pësuan humbjen e 19-të. Tjetër fitore për Denver Nuggets që kaluan në transfertën e Toyota Center në Texas, Houston Rockets një nga skuadrat më të dobëta të këtij sezoni.

Një fitore shumë e thjeshtë për skuadrën nga Colorado me shifrat 128-99 në një sfidë ku diferencën e bëri serbi Nikola Jokic autor i 29 pikëve ndërkohë që i ndihmoi të tijët edhe me 16 topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive. Vijojnë ulje-ngritjet për San Antonio Spurs që pësoi një tjetër humbje pasi u mposht në AT&T Center në Texas me rezultatin 106-107 nga Portland Trail Blazzers. McCollum me 29 pikë ishte më i miri mbi parket për skuadrën nga Oregoni, ndërkohë që DeMare DeRozan me 26 pikë 4 rebound dhe 10 asiste nuk mundi të evitonte humbjen e San Antonios.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...