Basketboll

NBA, “bien” Lakers dhe Phoenix, fitojnë Utah, Clippers dhe Dallas!

Vazhdojnë luhatjet për Los Angeles Lakers në këtë sezon të NBA. Pa dy yjet e ekipit LeBron James dhe Anthony Davis kampionët në fuqi pësuan humbjen e 6-të në 10 ndeshjet e fundit pasi u mposhtën në transfertën e Floridas me rezultatin 110-104 nga Miami Heat. Kjo ishte një përsëritje e finales së madhe të edicionit të kaluar të NBA, me Miamin që iu fal 28 pikëve të realizuara nga ylli Jimmy Butler për të marrë fitoren e radhës në American Airlines Arena. Përveç Butler, një paraqitje të mirë për skuadrën nga Florida që mori suksesin e 5-të në 6 ndeshjet e fundit bëri edhe Victor Oladipo, autor i 18 pikëve. Te Lakers nuk mjaftuan 28 pikët e realizuara nga Caldwell-Pope dhe 15 pikë 12 rebound dhe 3 asiste të afrimit më të fundit Andre Drummond.  U rikthye te fitorja pas 2 humbjesh rresht Utah Jazz që kaloi pa vështirësi në Salt Lake City Portland Trail Blazzers me rezultatin 122-103.

Thjeshtë i shkëlqyer Donovan Mithcell për Utah pasi arriti të koleksiononte në total 37 pikë 5 rebound dhe 4 asiste. Me 39 fitore në 52 takime për momentin Jazz kryesojnë të pashqetësuar Konferencën e Perëndimit. Për të ndalur ecurinë perfekte prej 7 fitoresh rresht të Phoenix Suns mendoi Los Angeles Clippers. Në Staples Center kalifornianët triumfuan me rezultatin e 113-103 për meritë të dyshes Paul George-Kawhi Leonard. I pari rezultoi pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 33 pikë, ndërkohë Leonard shtoi 27 pikë të tjera por edhe 5 rikuperime poshtë tabelës dhe 5 pasime deçizive në suksesin e Clippers. Moment jo për Milwaukee Bucks që pësoi humbjen e 2-të rresht dhe të 5-ën në 10 takimet e fundit. Skuadra nga Wisconsin u mposht në Texas nga Dallas Mavericks me rezultatin 116-101 në një ndeshje ku diferencën e bëri ylli slloven Luka Doncic autor i 27 pikëve ndërsa i ndihmoi Mavericks edhe me 9 rebound e 9 asiste. Monstruoz edhe letonezi Kristaps Porzingis për Dallas autor i 26 pikëve dhe 17 rebound, ndërkohë që te Bucks u ndje mungesa e liderit të ekipit grekut Giannis Antetokounmpo.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency