Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Blazers makthi i Rockets, nuk mjaftojn 44 pikët e James Harden

PORTLAND, OREGON - DECEMBER 26: James Harden #13 of the Houston Rockets shoots against the Portland Trail Blazers during the first quarter at Moda Center on December 26, 2020 in Portland, Oregon. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Steph Chambers/Getty Images)

Portland Trail Blazers po shndërrohen në makth për Houston Rockets dhe franchise nga Oregoni regjistroi fitoren e katërt radhazi ndaj ekipit teksan në NBA. Një ndeshje e madhe për “yllin” e skuadrës James Harden që e përfundoi takimin me 44 pikë dhe 17 asist, megjithatë përsëri prova e shkëlqyer e 31-vjeçarit kalifornian nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e parë në këtë edicion të ri për Houstonin.

Kështu Rockets e filluan sezonin e ri me humbje, për më tepër në një fushë tepër të vështirë, siç është “Moda Center”. Disfatë që dhemb, por që u pësua pas kohës shtesë, madje vlen të theksohet fakti që në overtime pikërisht 6” para sirenës Harden humbi topin dhe mundësinë për ta shtyrë edhe me 5’ të tjera takimin.

Ekipi i Stephen Silas u paraqit në Oregon me shumë probleme dhe me vetëm 9 lojtarë të vlefshëm, pasi një pjesë e madhe e basketbollistëve të Rockets kanë rezultuar pozitivë me Virusin Covid – 19. Kufiri i lejuar i kontigjentit të lojtarëve për të zhvilluar normalisht një ndeshje të NBA është 8, gjithsesi ekipi teksan e plotësoi në kohë këtë kusht për t’u paraqitur për sfidën e dytë në kalendar të sezonit.

Vlen të theksohet gjithashtu fakti që edhe takimi hapës me Oklahoma City Thunder u shty, pasi dy basketbollistë u prekën nga pandemia e koronavirusit, ndërsa katër lojtarë të tjerë u vetizoluan pasi kishin patur kontakte të afërta me persona të infektuar. Pavarësisht mungesave të shumta ekipi teksan u mbajt mirë në parket, madje Rockets në pjesën e parë shkuan deri në +16, teksa kryesuan 55-39. Houstoni shkoi në interval me epërsinë 68-58 dhe miqtë realizuan edhe dy koshat e radhës, për t’u shkëputur akoma më shumë, sidoqoftë Trail Blazers reaguan shpejt dhe pranë fundit të periodës së tretë ndeshja shkoi pikë për pikë.

Në 12’ e fundit ekipi i drejtuar nga trajneri Terry Sotts kishte avantazhin e 6 pikëve, megjithatë Rockets ia dolën mbanë për të barazuar takimin, për të shtyrë ndeshjen në kohën shtesë.

Në “overtime”, në disavantazhin 125-123, 15,3” para fundit, James Harden realizoi për tre, duke kaluar në epërsi ekipin e tij, sidoqoftë në gjysmëfushën tjetër 6,9” para sirenës u kundërpërgjigjën menjëherë vendasit po nga jashtë harkut, me anë të CJ McCollum, që zhvilloi ndeshjen e jetës.

Një ndeshje vërtet e madhe pavarësisht mungesave të shumta të Houstonit, gjithsesi ylli nga Los Angelesi gaboi pikërisht në fund, duke humbur topin në sulmin e barazimit dhe mundësinë pë ta dërguar takimin në një tjetër 5’.

Ndonëse humbi ndeshjen me rezultatin 128-126 James Harden ishte lojtari më i mirë i takimit, për më tepër, vetëm pak ditë pasi u ndëshkua nga krerët e NBA me një gjobë prej 50.000 $, për shkelje të protokollit dhe masave ant- Covid, ndërkohë në krahun tjetër u shfaq madhështor 29-vjeçari nga Ohio, CJ McCollum, që e mbylli takimin me 44 pikë e 8 asist, ndërsa Damien Lillard ndihmoi Portland-in edhe me 32 pikë të tjera.

Një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua në Michigan, ku Cleveland Cavaliers ia dolën për të përmbysur disavantazhin e 8 pikëve në fund të kohës së rregullt, për të shtrënguar Detroit Pistons në “overtime”. Pistons kryesuan 101-93, sidoqoftë ekipi nga Ohio kyçi koshin në 4’ e fundit të kohës së rregullt, për të ekuilibruar shifrat 101-101.

Në 5’ e parë të shtesës vendasit shpërdoruan përsëri epërsinë e 9 pikëve, teksa kryesuan 112-103, ndërsa në fund një gabim i rëndë i organizatorit Derrick Rose i dhuroi miqve topin e barazimit. Pas barazimit 112-112 dy skuadrat luajtën në “Little Caesars Arena” edhe 5’ të tjera, ku ndeshja nëuk pati më histori, pasi në shtesën e dytë Cavs kryesuan nga fillimi në fund, për të mbyllur përfundimisht takimin me fitoren 128-119. Më i miri i ndeshjes ishte 21-vjeçari nga Georgia Collin Sexton që realizoi plot 32 pikë për franchise-n nga Ohio.

Oklahoma City Thunder përmbysi disavatazhin e 11 pikëve që kishte në pjesën e parë, për të mposhtur jashtë fushe Charlotte Hornets. Në “Spectrum Center” miqtë i rezistuan furisë dhe kthimit të skuadrës nga Karolina e Veriut, që drejtohet nga ish-asistenti i Gregg Popovichit te San Antonio, James Borrego. Hornets ia dolën për të rekuperuar disavantazhin e 13 pikëve në periodën e fundit, për të barazuar 107-107. 70” para fundit miqtë kryesonin 102-91, megjithatë vendasit barazuan gjithcka në harkun e vetëm një minute. Vulosi fitoren për OKC pikërisht në fund lojtari i ndeshjes, 22-vjeçari nga Ontario Gilgeous-Alexander që e mbylli mbrëmjen me 24 pikë, 7 rebound e 9 asist.

San Antonio Spurs mundi në një ndeshje shumë të fortë Toronto Raptors me rezultatin 119-114. Kurioz është fakti që 1’10” para sirenës kampionët e vitit 2019 kryesonin 114-110, gjithsesi ekipi teksan e përfundoi takimin duke shënuar radhazi 9 pikët e fundit të ndeshjes.

Drejtuesit e Washington Wizards këmbyen John Wall me Russell Westbrook nga Houstoni, megjithatë rezultatet në parket nuk po duken aspak. Pavarësisht 39 pikëve të realizuara nga Bradley Beal ekipi kryeqytetas u thye brenda në Capital One Arena me rezultatin 130-120 nga Orlando Magic, e për momentin Wizards mbyllin Konferencën e Lindjes me dy humbje në po kaq ndeshje, në këtë fillim sezoni.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...