Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston i jep leksion Torontos, Golden State rikthehet te fitorja

Vazhdon momenti i mirë për Boston Celtics në NBA. Në Të Garden formacioni nga Masacussetts fitoi duelin mes dy skuadrave më të mira të Konferencës së Lindjes duke mbajtur gjallë shpresat për ta mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë. Edhe pse pa yllin e skuadrës Kyrie Irving që nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi, Celtics treguan të gjithë potencialin e tyre përballë Toronto Raptors duke e mposhtur skuadrën kandeze me rezultatin 110-99. Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi për Bostonin që numëron 53 suksese në total në këtë sezon, 2 më pak se Toronto që kryeson klasifikimin në Lindje. Marcus Morris me 25 pikë dhe Jayson Tatum me 24 ishin dy baskebollistët më të mirë mbi parket për skuadrën më të titulluar të NBA-së, ndërkohë që miqëve nuk u mjaftuan 32 pikët e realizuara nga ylli i ekipit DeMare DeRozan. Pas 3 humbjesh radhazi rikthehet te suksesi Golden State Warriors. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 112-96 në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento Kings për meritë të dyshes Kevin Durant-Klay Thompson. I pari realizoi 27 pikë në këtë sukses të thjeshtë të skuadrës nga Okaland ndërsa Thompson e mbylli sfidën me 25 pikë. Me Durant dhe Thompson që kanë rigjetur formën tashmë pritet edhe rikthimi i Steph Curry-it nga dëmtimi që Golden State të rikthehet të jetë sërisha ajo skuadra e frikshme që i tremben të gjithë. Një hap të sigurtë drejt kualifikimit në play-off hodhi Washington Wizards. Falë 26 pikëve të Otto Porter dhe 22 të Bradley Beal skuadra kryeqytetase mposhti në Capital One Arena, Charlotte Hornets me rezultatin 107-93, duke blinduar vendin e 6-të në Lindje. Humbje shokuese për Miami Heat që u mposht brenda në Florida pas kohës shtesë nga Brooklyn Nets me rezultatin 110-109, megjithatë formacioni i Eric Spoelstras pavarsisht kësaj disfate për momentin nuk e rrezikon vendin e 8-të në Konferencën e Lindjes që është edhe pozicioni i fundit që të kualifikon në play-off.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...