Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston kap finalen e Lindjes për 1 minutë, do sfidojë Cleveland-in

Boston Celtics përballë Cleveland Cavaliers, do të jetë kjo finalja e Konferencës së Lindjes në NBA, pikërisht ashtu siç thoshin të gjitha parashikimet në fillim të sezonit. Philadelphia 76ers ishte shumë pranë rihapjes së serisë gjysmëfinale të Lindjes ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, por Boston vendosi diktatin në vetëm 1 minutë duke prerë biletën e finales. Në sfidën e pestë mes tyre 76ers po kryesonin me 4 pikë avantazh deri në 1 minutë përpara rënies së sirenës por shpërthimi i Bostonit në sekondat e fundit bëri që sfida të shkonte në favor të Celtics të cilët triumfuan me rezultatin 114-112 dhe tashmë e shohin veten në finalen e Lindjes aty ku ndaj Cleveland do të kenë avantazhin e parketit me dy sfidat e para që do të zhvillohen në TD Garden. Të mësuar tashmë me mungesën e yllit e skuadrës Kyrie Irving, Bostoni u mbështet fuqishëm te loja e mirë e dyshesh Jason Tatum- Jaylen Brown. I pari realizoi 25 pikë ndërsa Brown shtoi 24 të tjera duke bërë të pavlefshme paraqitjen e shkëlqyer të dyshesh së Philadelphias Emiid-Saric me kamerunasin dhe kroatin që realizuan nga 27 pikë secili.  Pas një pjese të parë shumë të mirë të Celtics, 76-ers morën frenat e takimit në dorë në periodën e tretë dhe të 4-t deri 1 minutë përpara fundit aty ky Boston regjistroi një rezultat të pjesshëm 10-3 dhe për të fituar ndeshjen dhe për të mbyllur serinë e gjysmëfinaleve ndaj Philadelphias 4-1 me takime. Tani radhën e ka Cleveland Cavaliers, skuadra që u mori titullin e konferencës vitin e kaluar duke i mposhtur 4-1 me ndeshje Celtics. Megjithatë edhe pa Kyrie Irving apo Isaiah Thomas të cilin e kishte në skuadër një sezon më parë, ky Boston është më i fortë dhe ka gati hakmarrjen për Lebron James me shokë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...