Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston merr leksion nga Toronto, Denver fut në krizë Oklahoman!

Ishin vetëm 3 sfidat në mbrëmjen e NBA, megjithatë emocionet dhe spektakli nuk munguan. Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes u zhvillua në Scotiebank Arena në Toronto aty ku Raptors mposhtën lehtësisht me rezultatin e thellë 118-95, skuadrën më të titulluar të NBA, Boston Celtics. Për të rikthyer kanadezët menjëherë te fitorja menduan dy yjet e Torontos, kamerunasi Siakam i cili koleksionoi në total 25 pikë 2 asiste e 8 rikuperime por edhe i përhershmi Kawhi Leonard autori i 21 pikëve. Me përjashtim të periodës së parë të cilën e mbylli në avantazhin e dy pikëve, në 3 periodat e tjera të lojës, Boston Celtics nuk bëri pothuajse asgjë duke u dorëzuar pa kushte. Për Raptors kjo ishte fitorja e 45-të sezonale ndërkohë që Boston pësoi humbjen e 3-të rresht dhe të 24-ën në total.

Një fitore me peshë regjistroi edhe Denver Nuggets që në Pepsi Center tregoi forcën e vërtetë ndaj Oklahoma City Thunder duke triumfuar me shifrat 121-112. Një sukses i arritur nën shenjën e serbit Nikola Jokic, i cili shkëlqeu me një paraqitje fantastike.  24-vjeçari ballkanas koleksionoi në total 36 pikë 10 asiste e 9 rikuperime, duke bërë të pavlefshme paraqitjen pozitive të dy yjeve të Oklahomës, Paul George dhe Rusell Westbrook. 25 pikë realizoi Paul George, ndërkohë që ashtu si Jokic edhe Westbrook iu afrua shumë triple-double teksa koleksionoi 22 pikë 9 asiste dhe 14 rikuperime. Për Nuggets të cilët pozicionohen të dytët në Perëndim kjo ishte fitorja e 5-të rresht, ndërkohë që Oklahoma po kalon një moment jo pasi pësoi humbjen e 3-të në 5 ndeshjet e fundit.

Tjetër fitore në Madison Square Garden e dyta rresht pas 18 humbjesh radhazi për New York Knciks që mundi 108-103 Orlando Magic.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...