Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston ndal hovin e Oklahomës, Toronto fiton ndaj Clippers

Ishin vetëm 3 sfidat në mbrëmjen e NBA, ku spikat padiskutim fitorja e Boston Celtics ndaj Oklahoma City Thunder. Në TD Garden, u ndal ecuria pozitive prej 7 fitoresh radhazi e skuadrës së trajnerit Billy Donovan me Oklahomën që u mposht pas një ndeshje spektakolare me rezultatin 134-129 nga Boston. Pas një pjese të parë shumë pozitive skuadra më e titulluar e NBA administroi shumë mirë avantazhin për të regjistruar fitoren e 4-t radhazi dhe të 34-ën në këtë sezon që e ngjiti në vendin e 3-të të Konferencës së Lindjes. Ishte një fitore nën shenjën e Kyrie Irving i cili shkëlqeu me 30 pikë 11 asiste e 4 rebound ndërkohë që në krahun tjetër Oklahomës nuk i mjaftuan 37 pikët e Paul George por edhe triple-double i rradhës i Rusell Ëestbrook i cili arriti sërish shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës duke koleksionuar 22 pikë, 16 asiste dhe 12 rebound.

U rikthye te fitorja edhe Toronto Raptors. Skuadra kanadeze mposhti lehtësisht në shtëpi Los Angeles Clippers me rezultatin 121-103. Kaëhi Leonard me 18 pikë dhe Serge Ibaka me 16 pikë e 12 rebound ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Raptors që me këtë fitore blinduan vendin e 2-të në Lindje dhe për momentin nuk mund të ndihen aspak të kërcënuar nga pas edhe pse Boston e Philadelphia 76ers janë aty.

Për të thelluar krizën e Neë York Knicks skuadrës më të dobët në këtë sezon të NBA mendoi Memphis Grizzlies. Skuadra nga “Molla e Madhe” pësoi disfatën e 13-të rresht dhe të 21-ën në 22 ndeshjet pasi u mposht me shifrat 84-96 nga Memphis. Mike Conley dhe Marc Gasol respektivisht me 25 dhe 24 pikë ishin dy lojtarët që udhëhoqën Grizzlies drejt kësaj fitoreje shumë të rëndësishme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...