Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston në krizë, Houston nuk ndalet

CLEVELAND, OH - OCTOBER 17: Kyrie Irving #11 of the Boston Celtics reacts to his teammate Gordon Hayward #20 being injured while playing the Cleveland Cavaliers at Quicken Loans Arena on October 17, 2017 in Cleveland, Ohio. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Gregory Shamus/Getty Images)

Boston Celtic nuk arrin ta marrë veten pas dëmtimit horror të Hayward në kavilje duke pësuar humbjen e dytë rresht në sezonin e ri të NBA. Skuadra nga Massachusetts pësoi disfatën e dytë në po kaq ditë nga Milwaukee Bucks me rezultatin 100-108. Nëse në debutim ishte James që shkatërroi skuadrën më të titulluar të Amerikës, këtë herë ishte greku Giannis Antetokounmpo i cili mori për dore ekipin nga Wisconsin me 37 pikë dhe 13 ribaunde. Një ndeshje pa shumë histori për Boston që pësoi gjithashtu 15 pikë nga Dellavedova, ndërsa në kampin e Celtics nuk mjaftuan 35 pikët e Kyrie Irving dhe Jaylen Brown.

Pritej me kureshtje edhe debutimi i Philadelphias por pavarësisht ndryshimeve të mëdha në organikë 76-ers nuk i bënë ballë Washington që doinoi 120-115. Dyshja Wall-Beal bëri gjithçka mirë duke udhëhequr Wizards drejt sukseist të parë.  Asnjë problem për San Antonio Spurs që edhe pse pa Kahwi Leonard, ia beson gazin LaMarcus Aldridge për të larë llogaritë me Minnesota Timberwolves 107-99. Ish qëndra e Portland e mbylli mbrëmjen me 25 pikë dhe 10 ribaunde, ndërsa për “Ujqërit” i përhershmi Karl-Anthony Towns e mbylli mbrëmjen me 18 pikë dhe 13 ribaunde.

Nuk di të ndalet një tjetër skuadër teksane. Houston Rockets që këtë sezon kërkon titullin, vetëm pak orë pas suksesit ndaj kampionëve të Golden State, dominoi edhe Sacramento Kings 105-100. Edhe nëse në parket nuk është Chris Paul, James Harden arrin të bëjë diferencën. Mjekëroshi i raketave u shfaq sërish protagonist me 27 pikë dhe 9 asiste. Portland Trail Blazers trondisin në debutim Phoenix Suns 124-76. Damian Lillard nuk hasi aspak vështirësi ndaj miqve nga Phoenix duke shënuar 27 pikë, ndërsa Pat Connaughton rezultoi surpriza e mbrëmjes me 24 pikë. Në ndeshjet e tjera, Atlanta kaloi Dallas 117-111, Utah fitoi në Denver 106-96, Memphis triumfoi ndaj New Orleans 103-91 ndërsa derbin e Floridas e fitoi Orlando që kaloi Miami 116-109.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...