Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA: Boston nuk realizon përmbysjen e madhe, Miami “fluturon” në finale

Finalet e NBA do të jenë mes Miami dhe Denver. Heat fituan 103-84 ndeshjen e shtatë vendimtare në TD Garden kundër Boston, duke fituar titullin e Konferencës së Lindjes me rezultatin 4-3.

Duke evituar kështu një përmbysje historike të Celtics që u gjendën fillimisht në disavantazh 3-0. Dominim i Butler me shokë në ndeshjen vendimtare, të cilët u arratisën që në pjesën e parë.

U evitua kështu një përmbysje historike, me Miamin që merr hak edhe për atë që ndodhi vitin e kaluar kur në përballjen mes tyre kalonin në finale Celtics.

Këtë herë të gjitha nderet janë për Heat që shkojnë në NBA Finals, për herë të dytë në katër edicionet e fundit.

Boston, në TD Garden nuk ia doli të realizonte atë përmbysje që do ta kishte bërë formacionin e Mazzulla të parin që përmbys një 3-0 në seri.

Lexo edhe:

Që në fillim në fakt nuk kishte histori, pasi në pushimin mes pjesëve miqtë ishin para 52-41. Një avantazh 11 pikësh që i bëri menjëherë gjërat të qarta. Edhe në pjesën e dytë skenari nuk ndryshoi shumë.

Boston ia doli të rikuperonte vetëm një pikë. Miami u shkëput përfundimisht gjatë periodës së katërt të një serie që vetëm në ndeshjen e fundit pa dominimin e njërës prej dy skuadrave protagoniste.

Jimmy Buttler, i cili vitin e kaluar pas disfatës në ndeshjen e shtatë doli para kamerave duke paralajmëruar se Miami do të ishte sërish aty, duke luftuar për finalet, e mbajti premtimin.

Dhe ishte kryepikëshënuesi i mbrëmjes me 28 pikë, 7 rikuperime dhe 6 asiste. Gjithsesi lideri i Heat u ndihmua nga Martin e Adebayo, të dy në shifra të dyfishta me nga 10 rikuperime dhe respektivisht 26 dhe 12 pikë.

Robinson dhe Vincent kompletuan pesëshen me numër dyshifror pikësh. Në radhët e Boston vetëm 3 lojtarë kaluan kuotën e 10 pikëve, Brown me 19, White me 18 dhe Tatum, që edhe pse e mbylli me 14 pikë e 11 rikuperime, i jep lamtumirën playofit me 5/13 goditje të realizuara.

Miami prenoton kështu udhëtimin për Denver. Në natën shqiptare mes të enjtes dhe të premtes nisin Finalet pikërisht në Colorado, në shtëpinë e Nuggets.

Heat ëndërrojnë një titull që iu mungon prej 10 vitesh, që nga ai triumf kur në skuadër ishin njerëz si LeBron James, Dwayne Wade, Chris Bosh e Ray Allen.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...