Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston siguron finalen e madhe përballë Golden State

NBA Finals 2022 do të jenë mes Boston Celtics dhe Golden State. Në ndeshjen e 7-të Celtics u imponuan 100-96 dhe mposhtën Miamin, duke e mbyllur serinë në 4-3, për t’u rikthyer në luftën për unazat e kampionëve për herë të parë që nga 2010. Për Heat nuk mjaftuan 35 pikët e Buttler, ndërsa trajneri Udoka buzëqesh falë 26 pikëve dhe 10 asisteve të Jayson Tatum, që fitoi titullin e parë MVP të finaleve të Konferencës në Lindje.

Boston fitoi garën e 7-të për t’u rikthyer në finalet e NBA pas plot 12 vitesh dhe ndaj Golden State tani kërkon titullin e 12-të në historisë. Në “FTX Arena” përfundoi 100-96 për Celticsn që ishin para gjatë gjithë kohës dhe nuk panë më pas. Heat u detyruan të luanin në ndjekje nga minuta e parë në të fundit, duke arritur maksimumi në -2 pikë diferencë (98-96) në finale, pa arritur të realizonin përmbysjen e madhe.

Fillimi ishte i tëri në favor të formacionit të Udoka-s, me skuadrën e Spoelstras në disavantazh 20-7 gjatë periodës hapëse, e cila përfundoi me rezultatin 32-17 për Bostonin, por Miami u rikthye fuqishëm në të dytën, duke reduktuar distancën deri në 6 pikë në pushimin mes pjesëve (49-55). Kjo falë një tjetër mbrëmjeje për t’u kujtuar për Jimme Buttler, që në fund të ndeshjes koleksionoi 35 pikë, 9 rikuperime dhe 1 asiste, duke u konfirmuar si lideri i Heat, edhe pse nuk mund të heqë nga mendja gabimin që bëri nga harku kur mbeteshin 16.6 sekonda nga fundi, në shansin që mund të sillte parakalimin e parë dhe ndoshta vendimtar në mbrëmjen e të tijve.

Bostoni, gjithsesi, u rezistoi tentativave të të zotëve të shtëpisë në pjesën e dytë, rrezikoi në finale kur nga 11 pikë avantazh u reduktuan në vetëm 2, por në fund mund të festojë për pjesëmarrjen e 22-të në historinë e skuadrës në Finals, falë 26 pikëve me një përqindje të mirë realizimi të Jayson Tatum, që fitoi edhe çmimin MVP të finaleve të Konferencës në Lindje, që jepet për herë të parë dhe mban emrin e Larry Bird, një legjendë e Celtics.

Kontribuuan në suksesin e miqve edhe Brown e Smart, të dy me nga 24 pikë, ndërsa te Miami Adebayo shënoi 25 pikë dhe 11 rikuperime. Për t’u theksuar janë dhe 15 pikët e Lowry. Boston siguron pjesëmarrjen në Finalet e mëdha që do të marrin jetë në natën mes 2 dhe 3 qershorit, me garën e parë të parashikuar për t’u luajtur në “Chase Center” të San Franciscos, nis pikërisht aty akti i fundit i NBA 2022 mes Celtics dhe Golden State Warriors.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...