Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston zhyt Lakers në krizë, Phoenix në superformë

Në TD Garden zbritën në parket 34 tituj kampion të NBA por në sfidën mes dy skuadrave më të titulluara të basketbollit amerikan ajo që festoi në fund ishte Boston Celtics.  Kalifornianët e Los Angeles Lakers po kalojnë një moment jo pasi pësuan humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit këtë herë me shifrat e thella 130-108, madje këtë herë as rikthimi i LeBron James nuk bëri ndryshimin te Lakers të cilët vazhdojnë të kenë shumë luhatje në këtë sezon.

Në sfidën ndaj Boston vetëm në periodën e parë Lakers ishin më lart se kundërshtari, 12-minutësh të cilin e mbyllën në epërsinë e 8 pikëve, sepse më pas sfida foli vetëm për skuadrën nga Masachusetsi. Jason Tatum ishte më i miri mbi parket për Celtics me 37 pikë, 11 rebound dhe 2 asiste, ndërkohë që në krahun tjetër Anthony Davis dhe Lebron James realizuan respektivisht 31 dhe 23 pikë. Nuk di më të ndalet Phoenix Suns që vazhdon të jetë skuadra e momentit në NBA.

Ekipi nga Arizona mposhti edhe Dallas Mavericks duke regjistruar suksesin e 11-të radhazi. Me Dallas që ishte pa liderin e ekipit Luka Doncic , diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Phoenix me Booker dhe Bridges që realizuan respektivisht nga 19 pikë secili, ndërsa te miqtë spikati letonezi Kristaps Porzingis me 23 pikë. Vijon ngjitja në renditje edhe për kampionët në fuqi të NBA, me Milwaukee Bucks që mposhti 96-89 Oklahoma City Thunder me Giannis Antetokounmpo që spikati me 21 pikë 19 rebound dhe 7 asiste.  E çoi në 3 numrin e humbjeve radhazi Denver Nuggets që u mposht nga Chicago Bulls me rezultatin 108-114 brenda në Colorado, ndeshje në të cilën shkëlqeu Zac LaVine me 36 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...