Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Bostoni leksion kampionëve në fuqi, Thunder zhgënjejnë ndaj Griezlies

Përgatiti: Alked Gjebrea

Memphis Griezzlies regjistruan fitoren e parë që pas rikthimit të kampionatit në NBA, pas shkëputjes së gjatë të pandemisë së Koronavirusit dhe franchise nga Tenneessee më në fund ia doli mbanë duke asfaltuar Oklahoma City Thunder me plot 29 pikë diferencë. Një ndeshje tepër e veçantë në “Visa Athletic Center”, duke marrë në konsideratë faktin që në fundin e periodës hapëse OKC shkoi në pothuajse “double score”, teksa kryesoi 37-19, sidoqoftë nga -18 Griezzlies u kthyen për të gjetur lojën e tyre më të mirë, duke shkuar në interval me avantazhin minimal 63-60.

Në gjithë pjesën e dytë ekipi i drejtuar nga trajneri Taylor Jenkins dominoi lojën, duke e shtrënguar skuadrën nga Oklahoma për të shënuar vetëm 32 pikë gjithsej. Përfundimisht, Memphis fitoi krejt takimin me rezultatin e thellë 121-92, duke regjistruar në këtë mënyrë fitoren e parë pas plot katër humbjeve radhazi. Ishte një takim ku basketbollistëve të ekipit nga Tenneessee iu nevojitet patjetër fitorja, për shkak të presionit gjithmonë e më të madh që po ushtron nga prapa skuadra e San Antonios.

Spikati kanadezi Dillon Brooks me 22 pikë, ndërsa Morant dhe Valanciunas kontribuan me nga 19 pikë secili. Pas këtij triumfi Memphisi siguroi fitoren e 33-të në 70 takime, gjithsesi përveç Spurs për të kapur trenin e fundit që mundëson zonën play off pretendon gjithashtu edhe ekipi nga Oregoni, Portland Trail Blazers, që pozicionohet në vendin e nëntë në Perëndim, me 32 fitore e 38 humbje. Trail Blazers kanë edhe katër ndeshje për të zhvilluar deri në mbylljen e sezonit të rregullt, ndërsa dy skuadrave të tjera Griezzlies dhe Spurs iu kanë mbetur edhe nga tri takime.

Dy humbjet radhazi që pësoi ekipi i drejtuar nga veterani Gregg Popovich me Philadelpia 76ers dhe Denver Nuggets e përkeqësuan ndjeshëm situatën, gjithsesi skuadra teksane u rikthye për të shpresuar, teksa mposhti 119-111 Utah Jazz. Duke lënë mënjanë epërsinë 3-1 që në start ndeshja u dominua gjatë gjithë kohës nga San Antonio, që shkoi dy herë në +16, si në periodën hapëse ashtu edhe në 12’ e tretë të takimit. Shpresat e ekipit teksan varen në fije të perit pasi që të kualifikohet San Antonio duhet që Memphis Griezzlies t’i humbasë që të tre takimet që i kanë mbetur, me kundërshtarë si Toronto Raptors, Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks, që e kanë garantuar prej kohësh kualifikimin për në “post season” dhe gjatë kësaj periudhe nuk është se janë shfaqur shumë të motivuar.

Për momentin Memphis, Portland dhe San Antonio janë pranë e pranë, respektivisht në pozicionet tetë, nëntë e dhjetë dhe kështu nga Perëndimi këto tri skuadra do të rivalizojnë në distancë për të nxjerrë edhe ekipin e fundit që do të kualifikohet për në play off nga kjo Konferencë.

Në Pallatin e sportit “The Arena” Boston Celtics dominoi nga fillimi në fund kampionët në fuqi të Toronto Raptors, në një takim ku franchise nga Massachusetts fluturoi deri në 40 pikë avantazh. Në fund Celtics hoqën këmbën nga gazi dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Brad Stevens fitoi gjithë takimin me rezultatin 122-100, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren e 46-të të sezonit të rregullt.

Jaylen Brown, Jayson Tatum dhe Kemba Walker ishin lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke realizuar 55 pikë gjithsej, pra pothuajse gjysmën e pikëve të ekipit nga Bostoni, që vazhdon të ruajë vendin e dytë në Divizionin e Atlantikut, pikërisht pas skuadrës kanadeze.

Në fund, në pallatin e sportit “HP Field House”, në “Disney World”, pranë qytetit të Orlandos, Philadelphia 76ers mundi 108-101 pikërisht franchise-n nga Florida Orlando Magic. Vendasit mbyllën në avantazh pjesën e parë 50-48, sidoqoftë pas barazimit 79-79 në startin e periodës së fundit ekipi nga Pennsylvania nuk e ktheu më kokën prapa, duke krijuar edhe shkëputjen përfundimtare që i dha fitoren e 41 sezonale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...