Basketboll

NBA, Brooklyn Nets mposht Clippers, nuk falin Raptors dhe Bucks!

Në Staples Center buzëqesh Brooklyn Nets. Rezultoi vërtet spektakolare sfida e zhvilluar në Los Angeles mes dy prej skuadrave më të kuotuara për të fituarr titullin kampion në këtë sezon të NBA, ajo mes vendasve të Clippers dhe nju-jorkezëve të Brooklyn Nets. Edhe pa Kevin Durant skuadra e trajnerit kanadez Steve Nash arriti të fitonte me rezultatin e ngushtë 112-108 duke regjistruar fitoren e 20-të sezonale dhe të 6-ën rresht. Diferencën në këtë sfidë e bëri James Harden, me mjekëroshin që koleksionoi në total 37 pikë 11 rikuperime poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive.

Brooklyn u ndihmua edhe nga loja e mirë e Kyrie Irving i cili spikati me 28 pikë 4 rebound dhe 8 asiste.Te Clippers dy më të mirët mbi parket ishin dy të përhërshmit Paul George dhe Kawhi Leonard, por pavarsisht 36 pikëve të George dhe 29 pikëve, 13 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 3 dhe pasimeve vendimtare të ish-lojtarit të San Antionio Spurs, kalifornianët nuk arritën të evitonin dot humbjen e 10-të sezonale.Ka rigjetur formën optimale gjatë këtyre dy javëve të fundit edhe Toronto Raptors.

Skuadra kanadeze mori fitoren e 4-t rresht pasi triumfoi në Amalie Arena përballë kryesuesve të Konferencës së Lindjes, Philadelphia 76-ers me rezultatin 110-103. Diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Raptors me plot 5 basketbollistë të ekipit kanadez që arritën një kuotë pikësh me dy shifra, ku spikatën më shumë VanVleet dhe kamerunasi Siakam me nga 23 pikë secili. 76-ers nuk u mjaftuan 53 pikët e realizuar nga dyshja Benn Simmons-Joel Embiid. U rikthye te suksesi pas tre humbjesh rresht Oklahoma City Thunder që thelloi krizën e Cleveland falë fitores me rezultatin e thellë 117-101.

Më i miri mbi parket për City Thunder ishte kanadezi Gilgeous-Alexander me 31 pikë 4 rebound dhe 9 asiste. Në krahun tjetër ishin të pamjaftueshme për Cleveland 27 pikët e Sexton dhe 26 të Allen. Në praninë e një numri të kufizuar shikuesish në Winconsin, Milëaukee Bucks regjistroi fitoren e 18-të sezonale në 31 takime pasi mposhti pa shumë vështirësi Sacrmento Kings me rezultatin 128-115. Giannis Antetokounmpo ishte thjeshtë fantastik duke bërë një paraqitje mbresëlënëse me 38 pikë dhe 14 rebound dhe 4 asiste, ndërkohë që spikati edhe Chris Midletton me 32 pikë. Aktualisht Bucks pozicionohen të 3-t në Lindje por e kanë kapacitetin për të synuar vendin e parë në këtë konferencë.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency