Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Bucks dështojnë pa Antetokounmpon, 76ers triumfojnë në Chicago

Brooklyn Nets' D'Angelo Russell, right, drives against the Milwaukee Bucks' Ersan Ilyasova, left, during the second half of an NBA basketball game Saturday, April 6, 2019, in Milwaukee. (AP Photo/Jeffrey Phelps) ORG XMIT: WIJP110

U luajtën dy ndeshjet e radhës në NBA, që i paraprijnë një mbrëmjeje intensive me plot 14 sfida.

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt, Milwaukee Bucks, priti Brooklyn Nets pa “yllin” Giannis Antetokounmpo, mungesa e të cilit u reflektua në rezultatin përfundimtar 128-133 në favor të njujorkezëve. Miqtë udhëhoqën deri +14 pikë në periodën e dytë, por komplikuan gjithçka në minutat e fundit, me skuadrat që shkëmbyen shpesh kryesimin. U desh një rezultat i pjesshëm 0-7, falë lojës së mirë të Joe Harris dhe D’Angelo Russell (25 pikë e 10 asiste), që Nets të merrnin një fitore me shumë vlera për zonën play off. Për Bucks nuk mjaftuan 33 pikët dhe 11 asistet e Bladsoe.

Sfida tjetër u luajt mes Chicago Bulls dhe Philadelphia 76ers, e cila u mbyll 96-116. Një sukses i domosdoshëm ky për 76ers pas tri humbjeve radhazi. Shënuesi më i mirë për miqtë rezultoi JJ Redick me 23 pikë, ndërsa Bulls-ast spikati JaKarr Sampson me 29 pikë, në një kohë kur i gjithë formacioni bazë (5 basketbollistë) realizoi në total vetëm 35 pikë.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...