Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Bucks dhe Rockets me një këmbë në gjysmëfinalet e konferencës!

Milwaukee Bucks dhe Houston Rockets janë me një këmbë në fazën tjetër të play off-it në NBA. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt është shumë e fortë për Detroit Pistons që u mposht edhe në ndeshjen e tretë nga Milwaukee Bucks që tashmë kryeson bindshëm 3-0 serinë mes tyre. As rikthimi në parketin e saj nuk i mjaftoi skuadrës nga Michigan pasi në Little Caesars Arena, Bucks triumfuan me shifrat e thella 119-103, ku një meritë e jashtëzakonshme për këtë sukses i shkon treshes Middleton-Bledosoe-Brook Lopez pasi bënë diferencën edhe në një ndeshje ky ylli i Bucks greku Giannis Antetokounmpo nuk shfaqi nivelin e tij më të mirë dhe realizoi vetëm 14 pikë në total. Nuk kishte shumë histori sfida e zhvilluar në Michigan, pasi Milwaukee ishte dukshëm superior ndaj Detroit duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e plot 17 pikëve, ndërsa në fraksionin e dytë administroi shumë mirë rezultatin. Të pamjaftueshme 27 pikët e yllit të Pistons Blake Griffin i cili rezultoi edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes.

Ashtu si Bucks në Lindje edhe Houston Rockets në Perëndim e çoi në 3-0 në favor serinë çerekfinale ndaj Utah Jazz. Në Salt Lake City, skuadra teksane fitoi me rezultatin e ngushtë 104-101 falë 40 pikëve të realizuara nga dyshja James Harden-Chris Paul. Një sukses në transfertë që sheh pothuajse si të kualifikuar Houston Rockets që me një fitore mund të avancojë në gjysmëfinalet e Perëndimit. Thjeshtë fantastike paraqitja e Mitchell autori i 34 pikëve për Jazz por që nuk mundi të evitonte dot humbjen e Utah.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...