Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Bucks dominojnë ndaj Hawks, barazohet rezultati i Serisë

Provë force e Milwaukee Bucks në ndeshjen e dytë të serisë finale të Konferencës së Lindjes përballë Atlanta Hawks. Antetokounmpo me shokë iu imponuan me prepotencë kundërshtarit, duke marrë një fitore të thellë 125-91. Në fakt, kjo sfidë praktikisht ishte mbyllur që në pjesën e parë, me Bucks që shkuan në pushim me +32 pikë, 77-45.

Vendësit e nisën me vrull takimin, ndërsa Hawks u munduan të rivalizonin falë koshave të Trae Young. Perioda e parë u mbyll me një epërsi prej 6 pikësh të Bucks, por në të dytën një rezultat i pjesshëm 20-a lë pa shpresa skuadrën e Atlantës.

Gjatë pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga Budenholzer e administroi lehtësisht avantazhin me rezultatin e serisë që u barazua. Tashmë dy takimet e radhës do të luhen në “State Farm Arena” të Atlantës.

Giannis Antetokounmpo luajti vetëm 29 minuta e megjithatë rezultoi shënuesi më i mirë me 25 pikë. Në radhët e Bucks dhanë kontribut të çmuar edhe Holiday me 22 pikë, Brook Lopez me 16 pikë dhe Khris Middleton me 15 pikë. Mbrëmje negative për Trae Young, që realizoi vetëm 15 pikë, duke qenë i saktë në vetëm një nga tetë tentativat për tri pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...