Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Bucks i falen Antetokounmpos, Clippers mposhten sërish

Milwaukee Bucks' Giannis Antetokounmpo looks to pass around Chicago Bulls' Tomas Satoransky during the first half of an NBA basketball game Thursday, Nov. 14, 2019, in Milwaukee. (AP Photo/Morry Gash)

Mjafton që Giannis Antetokounmpo të jetë në lartësinë e duhur dhe Milwaukee Bucks e ka shumë të thjeshtë të fitojë ndeshjet e saja. Skuadra nga Wisconsin regjistroi fitoren e 8-të në këtë sezon të NBA në 11 takime gjithsesi pasi mposhti me rezultatin 124-115 Chicago Bulls. Me 38 pikë 16 rikuperime poshtë tabelës dhe 4 asiste Antetokounmpo ishte thjeshtë i mrekullueshëm për Bucks ndërsa një paraqitje për të vlerësuar bëri edhe Eric Bledsoe autori i 31 pikëve. Te Chicago, White dhe LaVine realizuan 51 pikë sëbashku, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e 8-të sezonale. Tjetër disfatë për Los Angeles Clippers, e dyta radhazi dhe e treta në 5 ndeshjet e fundit. Kalifornianët u mposhtën në transfertën e Louisianas nga New Orleans Pelicans me rezultatin 132-127.

Paraqitje mbresëlënëse ajo e Jrue Holiday i cili realizoi 36 pikë, duke bërë të pavlefshme edhe 64 pikët e shënuara në total nga dyshja Paul George-Lou Williams. Rikthimi nga dëmtimi në formë të shkëlqyer i Paul George u pasua nga ndalesa po për arsye dëmtimi e yllit të skuadrës Kawhi Leonard, mungesë që ndikoi shumë në këtë humbje të dytë rresht për Clippers. Luka Doncic dhe Kristaps Porzingis nuk mjaftojnë për Dallas Mavericks. Skuadra teksane u mposht me shifrat e ngushta 106-103 nga New York Knicks që mori fitoren e 3-të në 12 ndeshje. Slloveni i talentuar Luka Doncic regjistroi një tjetër triple-double teksa koleksionoi 33 pikë, 10 rebound dhe 11 asiste. Një figurë të mirë edhe letonezi Porzingis me 20 pikë dhe 11 rebound, por në fund triumfoi loja në grup e Knicks. U rikthye menjëherë te fitorja Denver Nuggets që kaloi 101-93 Brooklyn Nets.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...