Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Bucks ndalen nga Celtics, Jazz të pandalshëm me Donovan Mithchell

Ndalet ecuria prej tetë fitoresh radhazi e Milwaukee Bucks, që ishin të detyruar të pranonin humbjen përballë Boston Celtics me rezultatin 122-114. Skuadra e drejtuar nga Brad Stevens e bëri diferecën në periodën e tretë, duke shënuar plot 43 pikë. Shënuesi më i mirë rezultoi Jayson Tatum me 34 punti, gjithsesi nivel të lartë shfaqën edhe Marcus Smart me 23 pikë dhe Kemba Walker me 21 pikë. Bucks nuk u mjaftuan 19 pikët e Khris Middleton, ndërsa Giannis Antetokounmpo nuk shënoi më shumë se 16 pikë, duke treguar shumë pak nga potenciali i tij.

Vazhdojnë të kryesojnë me meritë në Konferencën e Perëndimit Utah Jazz, që iu imponuan me rezultatin 117-114 Memphis Grizzlies falë 35 pikëve të Donovan Mitchell, ndërsa Memphisit nuk i mjaftoi “double double” i Ja Morant (32 pikë dhe 11 “rebound”). Duke qëndruar në Perëndim në pjesën e sipërme të klasifikimit, Phoenix Suns, tashmë të dytët, mposhtën 104-100 Toronto Raptors me Deandre Ayton autor i 19 pikëve.

James Harden realizoi plot 44 pikë, 14 “rebound” dhe 8 asiste në suksesin e Brooklyn Nets ndaj Detroit Pistons me rezultatin 113-111. Grant i Pistons, i dyti me statistika më të mira në këtë ndeshje, realizoi vetëm 19 pikë, më pak se gjysmën e Harden. Fituan edhe Denver Nuggets 113-108 ndaj New Orleans Pelicans falë një Nikola Jokic në formë të jashtëzakonshme. Basketbollisti serb e mbylli takimin me 37 pikë, ndërsa për Pelicans çuditërisht nuk morën vlerë 39 pikët dhe 10 “rebound” të Zion Williamson.

Rezultatet:

Detroit Pistons – Brooklyn Nets 111-113

Milwaukee Bucks – Boston Celtics 114-122

Toronto Raptors – Phoenix Suns 100-104

Charlotte Hornets – Miami Heat 110-105

Minnesota Timberwolves – Houston Rockets 107-101

New Orleans Pelicans – Denver Nuggets 108-113

Orlando Magic – Portland Trail Blazers 105-112

Dallas Mavericks – Indiana Pacers 94-109

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 117-114

Golden State Warriors – Atlanta Hawks 108-124

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...