Basketboll

NBA, Bucks rihapin serinë ndaj Nets, Utah fiton sërish ndaj Clippers!

Fitore jetike e Milwaukee Bucks në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes të fazës play-off të NBA. Skuadra nga Wisconsin rihapi çështjen e kualifikimit duke e ngushtuar në 2-1 serinë ndaj Brooklyn Nets falë suksesit të ngushtë të arritur në Fiserv Forum në Milwaukee me shifrat 86-83. Një ndeshje në të cilën spikati më shumë loja e fortë në mbrojtje nga ana e të dyja skuadrave, teksa diferencën e bënë dy yjet e Milëaukee Khris Middelton dhe Giannis Antetokounmpo. I pari spikati me 35 pikë 15 rebound dhe 1 asist ndërkohë që greku Antetokounmpo shkëlqeu me 33 pikë 14 rikuperime poshtë tabelës dhe 2 pasime vendimtare.

Te Brooklyn që vazhdon të kryesojë serinë edhe pas kësaj humbjeje më i miri mbi parket rezultoi Kevin Durant me 30 pikë, 11 rebound dhe 5 asiste, ndërsa Kyrie Irving shtoi vetëm 22 pikë në këtë disfatë të Nets-ave me skuadrën e Steve Nash që vazhdon të vuajë mungesën e James Harden për arsye dëmtimi. Edhe ndeshja e 4-t mes këtyre dy skuadra do të luhet në Milwaukee. E çoi në 2-0 serinë e gjysmëfinaleve në Perëndim Utah Jazz që mposhti me rezultatin 117-111 Los Angeles Clippers në Salt Lake City. Një sfidë e ekulibruar fatet e së cilës u zgjidhën në periodën e dytë, 12-minutësh të cilin kryesuesit e sezonit të rregullt në Perëndim e mbyllën në avantazhin e 12 pikëve.

Donovan Mitchell me 37 pikë ishte heroi i padiskutueshëm i Utah Jazz në këtë sfidë ndërkohë që spikatën edhe kroati Bogdanovic dhe francezi Rudy Gobert. Te Cillppers Kaëhi Leoanard nuk shkëlqeu duke koleksionuar në total vetëm 21 pikë, ndërsa paraqitje më pozitive bënë Raggie Jacskon autor i 29 pikëve dhe Paul George me 27 pikë, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e dytë radhazi të Clippers-ave në serinë ndaj Utah.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency