Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Bucks s’ndalen as në Toronto, LeBron 40 pikë në suksesin e Lakers

Oklahoma City Thunder rrezikuan të shpërdoronin një avantazh prej 24 pikësh të krijuar ne mesin e periodës së dytë përballë Chicago Bulls në takimin e luajtur në “United Center”, ku fituesi (Thunder) u përcaktua mes drithërimash në sekondat e fundit me rezultatin 122-124. Nuk mjaftuan për vendësit LaVine dhe White, që shënuan respektivisht 41 dhe 35 pikë, ndërsa në radhët së Thunder spikati italiani Danilo Gallinari me 24 pikë.

Fitore me peshë e Milwaukee Bucks kryesuesve të Konferencës së Lindjes në parketin e Toronto Raptors (rivalët më të afërt) me rezultatin 97-108. Një sfidë e ekuilibruar gjatë gjithë pjesës së parë, me Raptors që shkuan madje +12 pikë, por një rezultat i pjesshëm 19-34 për Bucks në periodën e tretë ktheu rezultatin. “Double Double” i Giannis Antetokounmpos, i cili e mbylli takimin me 18 pikë, 17 “rebound” dhe 8 asiste, ndërsa Midleton spikati me 22 pikë. Po 22 pikë realizoi edhe Siakam për Raptors.

Fitore në transfertë edhe për Boston Celtics, që iu imponuan 106-118 Portland Trail Blazers. Një ndeshje që u dominua gjatë gjithë kohës nga “të blertët”, të udhëhequr nga Jayson Tatum, autor i 36 pikëve. Për Blazers më i miri mbi parket rezultoi McCollum me “double double”: 28 pikë e 10 asiste.

Los Angeles Lakers bënë detyrën në “Staples Center” përballë New Orleans Pelicans me rezultatin 118-109. I papërmbajtshëm LeBron James me 40 pikë, 8 “rebound” dhe 6 asiste, ndërsa për Pelicans nuk mundi të bënte më shumë dyshja Ingram-Williamson me 63 pikë në total (respektivisht 34 dhe 29 pikë).

Rezultatet:

Indiana Pacers-Charlotte Hornets 119-80

Toronto Raptors-Milwaukee Bucks 97-108

Chicago Bulls-Oklahoma City Thunder 122-124

Denver Nuggets-Detroit Pistons 115-98

Los Angeles Lakers-New Orleans Pelicans 118-109

Portland Trail Blazers-Boston Celtics 106-118

Golden State Warriors-Sacramento Kings 94-112

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...