Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Bucks të pandalshëm me Antetokounmpon, Jazz të pathyeshëm në shtëpi

18 fitore dhe vetëm tri humbje dhe vendi i parë në Konferencën e Lindjes, madje me ecurinë më të mirë në këtë fillim sezoni nga 30 skuadrat e NBA. Bëhet fjalë për Milwaukee Bucks, që shkatërruan New York Knicks me rezultatin 132-88, duke shënuar suksesin e 12 radhazi. Sigurisht që kur në përbërje ke një basketbollist si Giannis Antetokounmpo gjithçka bëhet më e lehtë. “Ylli” i Bucks realizoi “double double”, 29 pikë e 15 “rebound”, në vetëm 21 minuta lojë, ndërsa D.J. Wilson shtoi edhe 19 pikë të tjera për skuadrën nga Wisconsin.

Mbeten të pathyeshëm në shtëpi Philadelphia 76ers, që iu imponuan 103-94 Utah Jazz. Ky ishte suksesi i 10-të radhazi para publikut të tyre. Më miri mbi parket rezultoi Tobias Harris me 26 pikë, pa harruar edhe “double double” e Joel Embiid, që e mbylli takimin me 16 pikë e 11 “rebound”. Për Jazz nuk mjaftuan 27 pikë dhe 12 “rebound” të Rudy Gobert.

Nuk ka fund kriza e Golden State Warriors, që këtë radhë u mposhtën 104-79 nga Atlanta Hawks, ndërsa Phoenix Suns siguruan një fitore të rëndësishme jashtë 104-109 në parktin e Charlotte Hornets. Triumfuan në transfertë edhe Chicago Bulls 106-113 ndaj Indiana Pacers si dhe Sacramento Kings 104-117 përballë Memphis Grizzlies.

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Phoenix Suns 104-109

Philadelphia 76ers – Utah Jazz 103-94

Atlanta Hawks – Golden State Warriors 104-79

Memphis Grizzlies – Indiana Pacers 104-117

Milwaukee Bucks – New York Knicks 132-88

Sacramento Kings – Chicago Bulls 106-113

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...