Basketboll

NBA/Bucks vijojnë serinë e fitoreve me Antetokounmpon, “ok” Celtics e Raptors

Milwaukee Bucks, pa rivalë në Konferencën e Lindjes, në këtë sezon të NBA. Këtë radhë viktima të Giannis Antetokounmpos me shokë ishin Orlando Magic, që u dorëzuan me rezultatin 110-101. Sërish dominues mbi parket “ylli” u përfaqësueses greke, i cili e mbylli sfidën me 32 pikë e 15 “rebound”, duke udhëhequr të tijtë drejt suksesin të 21-të sezonal (vetëm tri humbje).

Ruajnë vendin e dytë në Lindje Boston Celtics, që fituan me 22 pikë diferencë, 110-88 ndaj Cleveland Cavaliers. Celtics, që “fluturuan” që në periodën e parë me një rezultat të pjesshëm 29-18, u frymëzuan nga Kemba Walker, autor i 22 pikëve dhe i 7 asisteve.

Shumë e rëndësishme, por e vuajtur, fitorja e kampionëve në fuqi të Toronto Raptors përballë Chicago Bulls me rezultatin e ngushtë 92-93. Një ndeshje që u luajt në ekuilibër të plotë, por fati në fund i buzëqeshi skuadrës kanadeze. Për Raptors më i miri mbi parket rezultoi  Pascal Siakam me 22 pikë, ndërsa për Bulls nuk mjaftuan 2- pikët dhe 11 rikuperimet e Zach LaVine.

Sukses i bukur në transfertën ndaj Indiana Pecers për Los Angeles Clippers me rezultatin 99-110. Me Kawhi Leonard, që qëndroi pushim, skenën e rrëmbeu dyshja Paul George-Montrezl Harrell, respektivisht autorë të 36 dhe 26 pikëve.

“Bien” papritur Houston Rockets përballë Sacramento Kings 118-119. Ndalet seria e fitoreve radhazi për ekipin e drejtuar nga Mike D’Antoni, të cilit nuk i mjaftuan 34 pikët e Russell Westbrook dhe 19 rikuperimet e P.J. Tucker. Houstoni, që ka siguruar 15 fitore në këtë sezon, sheh të afrohen në renditje Oklahoma City.

Fitore shumë e rëndësishme për zonën play off e Phoenix Suns, që iu imponuan Minnesota Timberwolves me rezultatin 125-109. Nuk morën vlerë për Minnesotan 33 pikët dhe 15 “rebound” të Karl-Anthony Towns, ndërsa për Suns më i miri rezultoi Booker me 26 pikë.

Rezultate:

Indiana Pacers – Los Angeles Clippers 99-110

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 110-88

Houston Rockets – Sacramento Kings 118-119

New Orleans Pelicans – Detroit Pistons 103-105

Milwaukee Bucks – Orlando Magic 110-101

Chicago Bulls – Toronto Raptors 92-93

Utah Jazz – Oklahoma City Thunder 90-104

Phoenix Suns – Minnesota Timberwolves 125-109

Golden State Warriors – Memphis Grizzles 102-110

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency