Basketboll

NBA/Butler shkatërron me 34 pikë Suns, Aldridge lider i Spurs në suksesin ndaj Thunder

Kemba Walker u prit me ovacione nga tifozët e Charlotte Hornest në “Spectrum Center”, por këtë radhë i veshur me fanellën e Boston Celtics, skuadër ku u transferua gjatë verës pas plot 8 sezonesh në organikën e ekipit që është në pronësi të legjendës Michael Jordan. Sa i përket përballjes, gjithçka ishte e lehtë për skuadrën mike, që fitoi me diferencë 87-108. Tatum realizoi 23 pikë dhe kontrolloi 9 topa, ndërsa Hayward shtoi 20 pikë, 10 “rebound” e 6 asiste, me sfidën që praktikisht u mbyll që në periodën e tretë. Për skuadrën nga Massachussets ishte fitorja e gjashtë në shtatë takime gjithsej në këtë fillim sezoni.

Miami Heat kthehen menjëherë te fitorja pas disfatës së dytë sezonale në parketin e Denver Nuggets. Skuadra nga Florida dominoi Phoenix Suns në parketin e këtyre të fundit me rezultatin 108-124, falë një Jimmy Butler në formë të jashtëzakonshme, autor i 34 pikëve, pa harruar edhe kontributin me 25 pikë të Goran Dragic.

LaMarcus Aldridge u shfaq një lider i vërtetë në fitoren 121-112 të San Antonio Spurs ndaj Oklahoma City Thunder. Plot 39 pikë, 4 asiste dhe 6 “rebound” ishin statistikat e basketbollistit teksan. Për Thunder, që ende nuk kanë fituar një ndeshje jashtë shtëpisë, nuk mjaftuan 27 pikët e italianit Gallinari.

Kawhi Leonard dhe Lou Williams spikatën në gjysmën e dytë të periodës së fundit, duke i dhuruar fitoren 107-101 Los Angeles Clippers ndaj Portland Trail Blazers në “Stpales Center”, me vendasit që katër minuta para përfundimit ishin -5 pikë. Dyshja e Clippers realizoi 53 pikë në total, me Leonard që përveç 27 pikëve, rikuperoi edhe 13 topa, duke qenë vendimtar në momentin me delikat. Nga 22 pikë secili realizuan për Blazers në këtë përballje Lillard dhe McCollum.

Rezultatet:

Boston Celtics – Charlotte Hornets 108-87

Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs 112-121

Miami Heat – Phoenix Suns 124-108

Portland Trail Blazers – Los Angeles Clippers 101-107

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency