Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Cavs mposhtin Celtics, Harden spikat në suksesin e Rockets

Cleveland Cavaliers tregon forcën në një nga ndeshjet më emocionuese të NBA. Finalistët e sezonit të kaluar iu imponuan 99 – 121 Boston Celtics, në një sfidë që ishte krejtësisht e ekuilibruar në periodën e parë, por në atë pasardhëse miqtë falë LeBron James, që e mbylli ndeshjen me 24 pikë, 10 asiste dhe 8 rikuperime, morën kryesimin për të mos e lëshuar deri në fund, duke fituar me plot 22 pikë diferencë.
Tjetër sukses për Houston Rockets, që kaloi 104 – 97 Dallas Mavericks. Vendasit e bënë diferencën në pjesën e dytë, gjithsesi pa u sforcuar shumë, me James Harden që e mbylli takimin si më i miri mbi parket me 27 pikë. Ndihmëse të madhe në fitoren e Rockets dha edhe Chris Paul me 25 pikë, 9 asiste dhe 8 rikuperime.
Nuk zhgënjen as Oklahoma City Thunder përballë Memphis Grizzlies me rezultatin 110 – 92. Perioda e parë ishte e mrekullueshme për të zotët e shtëpisë, që në fund të saj krijuan një diferencë prej 17 pikësh, 35 – 18. Ritmi vijoi tepër i lartë, me Grizzlies që tentuan përmbysjen në periodën e tretë. Gjithsesi në minutat e fundit të takimit bie itensiteti, duke u lejuar Thunder që të administronin avantazhin. Paul George spikati në këtë ndeshje me 33 pikë.
Në takimet e tjera Charlotte Hornets dështoi ndaj Toronto Raptors 103-123. Kanadezët e patën të lehtë suksesin me dyshen DeRozan – Miles, me 49 pikë në total. Atlanta Hawks fitoi me vështirësi 118 – 115 ndaj Detroit Pistons, Indiana Pacers – New York Knicks përfundoi 121-113, takim ku spikati Oladipo me 30 pikë, 9 asiste dhe 8 rikuperime, Minnesota Timberwolves iu imponua Sacramento Kings 111-106 dhe Portland Trail Blazers u dorëzua ndaj Utah Jazz 96-115.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...