Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Cavs të papërmbajtshëm me LeBron, zhgënjejnë Warriors dhe Raptors

Humbje e papritur në “Air Canada Center” e Toronto Raptors, skuadrës kryesuese të Lindjes, 106 – 117 ndaj Los Angeles Clippers. “Ylli” i Raptors, DeRozan, zhvilloi një ndeshje poshtë pritshmërive, duke shënuar vetëm 11 pikë, ndërsa Valanciunas 16 pikë, teksa për miqtë më të mirët ishin Williams dhe Harris respektivisht me 26 dhe 20 pikë.

Cleveland Cavaliers siguroi fitoren e pestë radhazi dhe të 44-tën në sezonin e rregullt të NBA 114 – 121 ndaj Brooklyn Nets, falë një LeBron James të papërmbajtshëm, që shënoi 37 pikë, dha 8 asiste dhe kopntrolloi 10 topa poshtë koshit në “Barclayes Center”. Një ndeshje e ekulibruar deri në fillimit të periodës së tretë, kur nisi përmbysja e Cavs, që rikuperuan një disavantazh prej 9 pikësh, duke triumfuar në fund me 7 pikë më shumë. Dha më të mirën mbi parket Harris i Netsave, me 30 pikë të shënuara, por paraqitja e tij u eklipsua nga “Mbreti” James.

Rozier spikati me 33 pikë në fitoren 93 – 104 të Boston Celtics ndaj Sacramento Kings, që pësoi humbjen e 50-të sezonale. Celtics kanë siguruar vendin e dytë në Lindje, me Cavs që kanë arritur 6 fitore më pak.

Giannis Antetokounmpo u rikthyer nga dëmtimi në kavilje për të shënuar 25 pikë dhe kontrolluar 10 topa poshtë koshit në fitoren 106 – 103 të Milwaukee Buks ndaj San Antonio Spurs, duke zhgënjyer në maksimum LaMarcus Aldrige, që edhe pse realizoi 34 pikë, duke rezultuar më i miri i përballjes, doli i humbur me Spursat. Gjithsesi të dyja skuadrat thuasje e kanë siguruar pjesëmarrjen në play off.

U desh koha shtesë për të përcaktuat fituesin mes Indiana Pacers – Miami Heat. 96 – 96 u mbyll koha e rregullt në “Bankers Life Fieldhouse” të Indianapolisit, ku dyshja Oladipo – Young shënoi në total 45 pikë.

Fitore e lehtë 118 – 99 e Houston Rockets ndaj Atlanta Hawks, me kryesuesit e Përëndimit që kursyen forcat ndaj skuadrës më të dobët të Lindjes. James Harden shënoi “triple double”: 18 pikë, 15 asiste dhe 10  rikuperime.

Zhgënjen Golden State Warriors 91 – 110 ndaj Utaj Jazz. Kampionët në fuqi të NBA nuk kishin të gatshëm thuasje gjithë ekipin e parë, me Curryn, Thompson, Durant e Green të dëmtuar.

Në dy takimet e tjera Washington Wizards fitoi ndaj New York Nicks 97 – 101, ndërsa Oklahoma City Thunder u ndal 105 – 108 ndaj Portland Trail Blazers.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...