Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Celtics eliminojnë Bucks, Warriors dominojnë me Pelicans

Në serinë e përballjeve mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics ndikimi u faktorit fushë u ndie edhe në përplasjen e 7-të, që do të përcaktonte skuadrën që do të vijonte më të tej. Mbështetja e tifozëve në TD Garden e ndihmoi Bostonin të fitonte me rezultatin 112 – 96 dhe të mbyllte serinë në epërsi 4-3, për t’u përballur me gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes me Philadephia 76-ers. Një sukses më se i merituar për skuadrën e Brad Stevens, që falë lojës së mirë mbrojtëse krijoi një shkëputje të ndjeshme që në periodën e parë 30–17, për të mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin. Spikati dyshja Horford-Rozier me 52 pikë në total, duke zhvlerësuar këmbënguljen e Khris Middleton të Bucks, që e mbylli takimin me 32 pikë, ndërsa Eric Bladsoe dhe Giannis Antetokounmpo shtuan respektivisht 23 dhe 22 pikë për Milwaukee-n.

Golden State Warriors e nisin me prepotencë serinë e përplasjeve gjysmëfinale në Perëndim me New Orleans Pelicans, duke triumfuar 123 – 101 brenda në “Oracle Arena”. Për Pelicans kjo ishte disafata e parë në play off, pasi eliminuan 4-0 Portland Trail Blazers në çerekfinale. Pas një pjesë të parë të ekuilibruar, Warriors rritën ritmim duke i eklipsuar kundërshtarët, me Klay Thompson që e mbylli takimin si më i miri me 27 pikë, ndërsa Kevin Durant përveçse realizoi 26 pikë, kontrolloi edhe 13 topa nën tabelë. Në suksesin e skuadrës së trajnerit Kerr vuri firmën e tij edhe Draymond Green me “triple double”, 16 pikë, 11 asiste dhe 15 rikuperime. Tjetër lajm i mirë për Golden State është riaftësimi i Stpehen Curry-t, që do të jetë i gatshëm për takimin e dytë me Pelicans.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...