Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Celtics mposhtin Heat, Bucks të pandalshëm me Antetokounmpo-Bladsoe

U zhvilluan nëntë ndeshjet e radhës në NBA dhe vëmendjen më të madhe e tërhoqën sfidat e Lindjes, ku mbeten për t’u përcaktuar edhe tri skuadrat e fundit pjesëmarrëse në play off.

Boston Celtics u shkaktuan humbjen e 39-të sezonale Miami Heat e tashmë për skuadrën nga Florida vendi i tetë në Lindje është në rrezik serioz. 110-105 përfundoi ky takim në favor të skuadrës më të titulluar në NBA, e udhëhequr nga Kyrie Irving, që e mbylli takimin me 25 pikë, pa harruar dhe “triple-double” e Al Horford: 19 pikë, 10 asiste dhe 11 rikuperime. Për Heat nuk mjaftuan 30 pikët e Goran Dragic, falë të cilit miqtë iu afruan përmbysjes së madhe, por pa ia dalë dot mbanë.

Indiana Pacers iu imponuan 111-102 Detroit Pistons (mungonte Blake Griffin) dhe vazhdojnë t’i bëjnë presion Bostonit për vendin e katërt. 7 nga 9 lojtarët e Pacers, që luajtën në këtë takim, kishin numër dyshifror pikësh. Bojan Bogdanovic dhe Thaddeus Young realizuan nga 19 pikë secili, ndërsa për Pistons spikati Ellington me 26 pikë.

Milwaukee Bucks mbeten në krye të Konferencës së Lindjes, teksa në takimin e radhës mposhtën 121-131 Brooklyn Nets. Giannis Antetokounmpo dominoi skenën në “Barclays Center” të New Yorkut me 28 pikë e 11 rikuperime, ndërsa Eric Bladsoe shkëlqeu me 29 pikë. S’mund të bënte më shumë për Nets D’Angelo Russell, që shënoi në total 28 pikë e kontrolloi 10 topa poshtë koshit.

Fitore edhe për Toronto Raptors 121-109 ndaj Orlando Magic. Danny Green rezultoi më i miri për ekipin kanadez me 29 pikë në total, duke qenë i saktë në 7 nga 10 tentativat për tri pikë.

Rezultatet:

Indiana Pacers – Detroit Pistons 111-102

Boston Celtics – Miami Heat 110-105

Brooklyn Nets – Milwaukee Bucks 121-131

New York Knicks – Chicago Bulls 113-105

Toronto Raptors – Orlando Magic 121-109

Minnesota T’Wolves – Portland Trail Blazers 122-132

Dallas Mavericks – Philadelphia 76ers 122-102

Utah Jazz – Charlotte Hornets 111-102

Phoenix Suns – Cleveland Cavaliers 122-113

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...