Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Celtics nuk dorëzohen, fitojnë dhe ndeshjen e 5-të

May 25, 2023; Boston, Massachusetts, USA; Miami Heat forward Jimmy Butler (22) controls the ball against Boston Celtics center Al Horford (42) in the third quarter during game five of the Eastern Conference Finals for the 2023 NBA playoffs at TD Garden. Mandatory Credit: Brian Fluharty-USA TODAY Sports

Boston Celtics janë gjallë dhe në ndeshjen e pestë i japin një mesazh të fortë serisë: Duan të bëhen e para skuadër që sfidon historinë duke përmbysur një disavantazh 3-0 në playoff. Në takimin e pestë të finaleve të Konferencës së Lindjes, Celtics para publikut të tyre dominuan nga minuta e parë tek e fundit për ta fituar 110-97 takimin përballë Miami.

Tani rezultati i Serisë është 3-2 me Heat që shpërdoruan “match point-in” e dytë për ta mbyllur diskutimin, dhe ju duhet të menaxhojnë presionin për ndeshjen e 6-të në program në Miami në orën 2.30 mes të shtunës dhe të dielës. Një garë që bëhet edhe më vendimtare për Miamin që nuk do të donte të kthehej në Boston për ndeshjen e 7-të.

Trajnerit Spoelstra i duhej të hiqte dorë nga një lojtar i rëndësishëm si Gabe Vincent, për një problem në kavilje dhe ndeshja nisi menjëherë në malore për miqtë që nuk ja dolën të menaxhonin furinë sulmuese të Boston në minutat e para. Tatum me shokë në euforinë e një TD Garden të zhurmshëm gjetën menjëherë ritmin nga distanca duke e vënë nën presion Miamin.

Topat e humbur të skuadrës mike lehtësuan detyrën e Celtics që ju deshën më pak se 4 minuta për një avantazh prej 15 pikësh. Kur Boston mbron me disiplinë dhe gjen me vazhdimësi koshin nga distanca bëhet një kundërshtar i vështirë për të gjithë, dhe Miami po haste vështirësi për t’u rikthyer në lojë.

Butler përjetoi një mbrëmje anonime në aspektin mbrojtës, dhe i vetëm Duncan Robinson nuk mjafton për Heat që mbeten larg duke mos dhënë asnjë herë përshtypjen se do të mund të rihapnin një ndeshje në shenjën e Celtics që arritën në pushimin mes pjesëve me 17 pikë avantazh.

Lexo edhe:

Gjithsesi kundër Miamit nuk bëhet shaka dhe një avantazh i konsiderueshëm nuk mund të mjaftojë për të luajtur me pilotin automatik, një mësim ky që Boston tregoi se e ka marrë siç duhet duke ruajtur përqëndrimin edhe në periodën e tretë.

Tatum dhe White vazhdojnë t’i shkaktojnë probleme mbrojtjes së Heat, ndërsa Butler nuk ja del të veshë kostumin e Supermenit që ka shfaqur shpesh herë në këtë playoff. Boston prek madje një avantazh prej plot 24 pikësh në minutat e para të fraksionit të fundit, me trajnerin Spoelstra që e kupton se ka ardhur momenti për të menduar për ndeshjen tjetër duke cuar në stol Butler dhe pjesa tjetër ishte kohë e shpenzuar kot.

Të shtunën në Miami, Heats nuk mund të gabojnë, ideja për t’u kthyer në Boston për ndeshjen e 7-të kur në fillim kryesonin 3-0 duket vërtet e rrezikshme.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...