Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Cleveland “fluturon” me LeBron, zgjohet Golden State (video)

Cleveland Cavaliers gjen fitoren në NBA, pasi kaloi me sukses Milwaukee Bucks 116-97. Pavarësisht mbrëmjes shpërthyese të grekut Antetokounmpo me 34 pikë, 8 asiste e ribaunde, ishte skuadra nga Ohio që falë “mbretit” James dominoi në parket. Me 24 pikë personale, LeBron dhuroi paraqitjen më të mirë të këtij fillimsezoni, për të mos i lënë asnjë shteg shpëtimi skuadrës kundërshtare, që gjithsesi në këtë sezon mund të mbështetet fort te i riu grek që konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të koshit amerikan. Sukses të rëndësishëm arriti edhe Golden State, që mundi 128-120  New Orleans Pelicans falë dyshes Thompson-Curry. Për skuadrën nga Louisiana nuk mjaftuan Anthony Davis e DeMarcus Cousins, edhe pse arritën ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh. “Splash Brithers” regjistruan në total 59 pikë, ndërsa Durant shtoi 22 të tjera për të nxjerrë nga telashet kampionët në fuqi të NBA. Boston Celtic e mori veten pas dy humbjeve rresht, duke u imponuar 102-92 ndaj Philadelphia 76ers. Një sukses i ndërtuar hap pas hapi falë edhe rritjes progresive të blerjes së verës, Kyrie Irving. Nuk funksionoi në mbrëmjen e së premtes Atlanta Hawks, që u dorëzua përballë Charlotte Hornets 91-109, ndërsa Dallas regjistron humbjen e dytë sezonale pasi u mund nga Sacramento KIngs 93-88, pasi kalifornianët u udhëhoqën nga Hill me 21 pikë, 2 asiste dhe 5 ribaund, që ishin vendimtarë në minutat finale të ndeshjes. Në Perëndim nuk di të ndalet Portland, që shkatërroi 114-96 Indiana Pacers në një natë magjike për McCollum me 28 pikë, ndërsa “ylli” i skuadrës, Damian LIllard, u mjaftua me 18 pikë. Moment pozitiv po kalon në Lindje edhe Washington, që falë treshes Porter-Wall-Beal gjunjëziu Detroit Pistons 115-111.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...