Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Cleveland në krizë të thellë, Harden kthen Houstonin te fitorja

Kriza e Cleveland Cavaliers nuk njeh limite. LeBron James me shokë pësuan humbjen e katërt radhazi dhe të pestën sezonale përballë Indiana Pacers me rezultatin 107 – 124. Në “Quicken Loans Arena” për Cavs vetën James u mundua të bënte dicka, por 33 pikët e tij, 11 asistet dhe 6 rikuperime ishin pak përballë një skuadra mjaft të organizuar si Pacers. Young dhe Collison, me nga 26 dhe 25 pikë secili, ishin pika e referimit për skuadrën nga Indianapolis, që me 5 fitore dhe 3 humbje është ngjitur në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

Kthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi Houston Rockets, që gjeti James Harden në superformë në fitoren 107 – 119 në parketin e New York Knicks. 31 pikë, 9 asist dhe 5 rikuperime regjitstroi Harden, që kishte statistikat më të mirë të ndeshjes.

Los Angeles Clippers vazhdon të kryesojnë Konferencenën e Perëndimit, pasi kaloi 119 – 98 Dallas Mavericks, skuadër që mbyll renditjen me vetëm një fitore në 9 ndeshje. Griffin edhe këtë radhë rezultoi më i miri për kalifornianët me 20 pikë, 7 asist dhe 6 rikuperime.

Në takimet e tjerë të mbrëmjes Charlotte Hornets kaloi 126 – 122 Milwaukee Bukcs, Philadelphia 76ers iu imponua 119 – 109 Atlanta Hawks, Phoenix Suns triumfoi 116 – 122 në parketin e Washington Wizards, Boston Celtics fitoi 113 – 86 me Sacremento Kings, Miami Heat më në fund gjen fitoren 97 – 91 ndaj Chicago Bulls, Memphis Grizzlies u dorëzua 99 – 101 me Orlando Magic, New Orleans Pelicans u mposht 98 – 104 nga Minnesota Timberwolves, Denver Nuggets shpërtheu 129 – 111 ndaj Toronto Raptors dhe Utaz Jazz triumfoi 112 – 103 ndaj Portland Trail Blazers.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...