Basketboll

NBA, Cleveland “zgjohet” me James, Bogdanovic udhëheq Pacers

Pas dy humbjeve radhazi me Nuggets dhe 76ers, Cleveland Cavaliers rigjen fitoren në shtëpi përballë Detroit Pistons me rezultatin 112 – 90. Në këtë sukses la shenjën e tij LeBron James, autor i 31 pikëve, 7 asisteve dhe po kaq rikuperimeve. Në fakt, pas siguroi praktikisht fitoren, “ylli” i Cavs u ul në stol gjatë gjithë periodës së fundit. Në radhët e Celtics Blake Griffin e mbylli përballjen me 25 pikë.

Kjo fitore e Cleveland ishte shumë e rëndësishme për të mbajtur pas në renditje Indiana Pacers, që falë 29 pikëve të Bogdan Bogdanovic, triumfoi 92 – 89 ndaj Milwaukee Bucks. Basketbollisti kroat fitoi duelin me Antetokounmpo që u ndal në vetëm 18 pikë dhe 12 topa të kontrolluar poshtë koshit.

I rikthehet suksesit edhe Boston Celtics, që iu imponua 89 – 105 Chicago Bulls brenda në “United Center”. Në mungesë të Kyrie Irving për shkak të një problemi në gjurin e majtë, realizuesi më i miri ishte Jaylen Brown me 21 pikë. Diferenca në fund të pjesës së parë ishte e frikshme, 55 – 29, dhe vetëm në periodën e fundit “Bulls” arritën ta ngushtonin disi distancën falë 20 pikëve të Denzel Valentine.

San Antonio Spurs fitoi me vetëm 2 pikë diferencë 100-98 me Memphis Grizzlies, duke u ngjitur në vendin e pestë në konferencën e Perëndimit. Takimi u vendos nga Tony Parker me 23 pikë, i ndihmuar edhe nga Davis Bertans, që shtoi edhe 17 pikë të tjera për Spurs. Për Grizzlies Marc Gasol shënoi 23 pikë, përfshirë edhe trepikëshin e realizuar në sekondën e fundit, si dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit.

Portland Trail Blazers iu imponua 103 – 108 Los Angeles Lakers në “Staples Center”, ku spikati Damian Lillard me 39 pikë, 6 asiste dhe 5 rikuperime.

Tenton zonën play off edhe Utah Jazz pas fitores 94-80 ndaj Orlando Magic në një ndeshje ku doli në skenë Rudy Gobert me 21 pikë dhe 17 rikuperime. Miami Heat ndërkohë triumfoi 125 – 103 ndaj Phoenix Suns, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Devin Booker të skuadrës nga Arizona, që shënoi 31 pikë.

 

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Detroit Pistons 112-90

Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 92-89

Miami Heat – Phoenix Suns 125-103

Chicago Bulls – Boston Celtics 89-105

San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 100-98

Utah Jazz – Orlando Magic 94-80

Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers 103-108

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency