Basketboll

NBA/Clippers dominojnë Celtics, Rockets “kërcënojnë” Warriors, “ok” Thunder

U mbyll një tjetër mbrëmje me ndeshje spektakolare në NBA, që në njëfarë mënyre japin një ide edhe më të qartë për ekipet që do të shkojnë në play off.

Përballja më interesante ishte pa dyshim ajo e zhvilluar në “Staples Center” mes Los Angeles Clippers dhe Boston Celtics, e mbyllur me fitoren e thellë 140-115 të kalifornianëve. Spikati në këtë sfidë Lou Williams, që shënoi plot 34 pikë dhe me 11 148 pikë në karrierë hyn në histori si basketbollisti me rezultativ që vjen nga stoli. Tregoi formë të mirë edhe italiani Gallinari me 25 pikë, ndërsa për Bostonin ishin shumë pak 25 pikët e Terry Rozier dhe 22 Jaylen Brown.

Në një ndeshje kyç për zonën play off Oklahoma City Thunder triumfuan 89-98 në parketin e Utah Jazz, falë Denis Schroeder dhe Russell Westbrook, respektivisht me 24 dhe 23 pikë, duke zhvlerësuar performancën pozitive të Donovan Mitchell të Jazz, që e mbylli takimin me 25 pikë. Utah mbetet në limitet e zonës play off, pozicion që i kërcënohet nga Kings dhe Timberwolves.

Nuk dinë të ndalen Houston Rockets, që sigluan fitoren e nëntë radhazi ndaj Charlotte Hornets me rezultatin 118-106. Skuadra teksane është në garë madje edhe për vendin e parë në Perëndim, pozicion që aktualisht mbahet nga Golden State Warriors. 28 pikë dhe 10 asiste për James Harden, me “yllin” e Rockets që ia la skenën shokut të tij të skuadrës, Kemba Walker, autor i 40 pikëve dhe 10 “rebound”.

Fitore e pabesueshme e Cleveland Cavaliers (të parafundit në Konferencën e Lindjes) 126-101 ndaj Toronto Raptors. Paraqitje e nivelit të lartë për Collin Sexton, që shënoi 28 pikë në total, ndërsa Kevin Love përveçse realizoi 16 pikë, kontrolloi edhe 18 topa poshtë koshit. Në dy takimet e tjera, Washington Wizards fituan me Sacramento Kings 121-115, ndërsa Brooklyn Nets iu imponuan Detroit Pistons 103-75.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Toronto Raptors 126-101

Washington Wizards-Sacramento Kings 121-115

Brooklyn Nets-Detroit Pistons 103-75

Houston Rockets-Charlotte Hornets 118-106

Utah Jazz-Oklahoma City Thunder 89-98

Los Angeles Clippers-Boston Celtics 140-115

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency