Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Clippers “turpërohen” nga Dallas, fiton Lakers, bien Bucks e Nets!

Surprizën më të madhe në mbrëmjen e NBA e dhuroi Dallas Mavericks me skuadrën teksane që triumfoi brenda në Kaliforni përballë Los Angeles Clippers me rezultatin e thellë 124-73. Mungesa e Kaëhi Leonard u ndje shumë te Clippers të cilët pësuan humbjen më të thellë në historinë e NBA përsa i përket pjesëve të para, teksa vetëm pas 2 periodave Luka Doncic me shokë kryesonin me 50 pikë epërsi, diçka e paimagjinueshme pas vetëm 24 minutash lojë. Në fund falë edhe 24 pikëve të realizuara nga Doncic Dallas mori fitoren e parë në këtë sezon të NBA, duke u shkaktuar Clippersave disfatën e parë që ishte vërtet e turpshme me 51 pikë diferencë.

Fitorja e dytë rresht për Los Angeles Lakers dhe e dyta sezonale me kalifornianët që kaluan pa probleme Minnesota Timbewolves me rezultatin e thellë 127-91. Në mungesë të Anthony Davis më i miri mbi parket për kampionët në fuqi të NBA ishte Kyle Kuzma me 20 pikë. Falë një super Stephen Curry autor i 36 pikëve, regjistroi suksesin e parë sezonal edhe Golden State Warriors që triumfoi në transfertën ndaj Chicago Bulls me rezultatin 129-128. Pësoi humbjen e parë ndërkohë Brooklyn Nets që u mposht në transfertë me rezultatin 106-104 nga Charlotte Hornets. 29 pikët e Durant ishin të pamjaftueshme për skuadrën nju-jorkeze. Rezultat surprizues mund të konsiderohet edhe humbja e Milwaukee Bucks në Madison Square Garden ndaj New York Knicks me rezultatin 130-110.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...