Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Clippes fitojne derbin me Lakers, triumf drithërues për Bucks

Los Angelos Clippers fitojnë derbin e parë të sezonit duke u imponuar 97-103 përballë Los Angelos Lakers, që mbeten ende pa fitore. Derbin e fitoi skuadra që ka më shumë talent, Clippers, që më së fundmi mund të mbështeten te rikthimi i Kawhi Leonard, në fushë për 21 minuta pas 16 muajsh mungese , duke u bërë autor i 14 pikëve dhe 7 rikuperimeve.

Lakers psikologjikisht ishin gjithmonë rivalizues, duke treguar me segmente lojë të mirë. Gjithsesi përshtypjet e krijuara në disfatën e San Franciskos kundër Warrriors, u konfirmuan dhe në këtë garë. Lebron James, (20 pikë, 10 rikuperime dhe 6 asiste) dhe Anthony Davis me 25 pikë dhe 8 asiste, bashkë me Lonnie Walker kryepikëshënues i takimit me 26 të tilla, janë diçka tjetër nga pjesa e mbetur e skuadrës që stonon.

Clippers në derbi ritheksuan superioritetin e tyre, me fitoren e tetë radhazi në përballjet me Lakers. Pak rëndësi ka nëse ishin gati duke shpërdoruar edhe një avantazh prej +15 pikësh të arritur në periodën e tretë, duke u ekspozuar rrezikshëm ndaj përmbysjes së kundërshtarëve. Në fund fituan dhe kjo ka rëndësi. Thellësia dhe kualiteti i organikës, së bashkuar me rikthimin e Leonard i bëjnë Clippers një skuadër pretendente.

Philadelphia 76-ers u mposhtën 88-90 nga Milwaukke Bucks në një sfidë shumë të luftuar dhe që u vendos nga një trepikësh i Wesley Matthews. Sixers pas humbjes në debutimin me Boston, donin suksesin e parë dhe treguan se kanë rigjetur në krahasim me sezonin e kaluar një identitet dhe shpirt të qartë loje.

James Harden me 31 pikë, 8 rikuperime e 9 asiste, duket në gjendje të shkëlqyer psiko-fizike dhe gjithë skuadra merr frymë bashkë me të. Keq ndërkohë Joel Embiid, i kufizuar nga Brok Lopez dhe Giannis Antentokounmpo në vetëm 12 pikë. Bucks që në periodën e tretë kishin thyer ekuilibrat duke shkuar në numër dyshifror avantazhi fituan falë kthjelltësisë më të madhe në zotërimin final dhe mbi të gjitha realizimit efikas edhe nën presion.

Përtej trepikëshit të Mathhews, ishin dhe veprimet e Grayson Allen, vazhdimësia e Lopez dhe mbi të gjitha “The Greek Freak”, Giannis Antentokounmpo me 21 pikë 13 rikuperime e 8 asiste që siguruan një fitore domethënëse.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...