Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Curry dhe Doncic “marin” për dore skuadrat e tyre, fitojnë Bucks e Celtics!

Moment i artë për Golden State Warriors që mori fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit në NBA. Pak nga pak po rikthehet Warriors po rikthehen ajo skuadrave e para dy viteve. Në San Francisco, Golden State mposhti me shifrat e thella 137-106, Sacramento Kings falë një super Stephen Curry që këtë herë shkëlqeu me 30 pikë 9 rebound dhe 8 asiste. Me një Luka Doncic në formë spektakolare, Dallas Mavericks u rikthye te fitorja në NBA duke triumfuar në derbin teksan përballë Houston Rockets brenda në Toyota Center me rezultatin 113-100. Meritat absolute në këtë sukses të Dallas shkojnë për talentin slloven Doncic i cili koleksionoi një triple-double duke e mbyllur ndeshjen me 33 pikë 16 rebound dhe 11 asiste.

Shumë të lehtë e pati Miami Heat përballë Oklahoma City Thunder ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 118-90. Për skuadrën nga Florida ky ishte suksesi i 3-të në 6 takime ndërkohë që Oklahoma pësoi humbjen e 4-t. Fitore e merituar për Boston Celtics në transfertën kanadeze ndaj Toronto Raptors me shifrat 126-114. Më i miri mbi parket për Celtics ishte Jason Tatum me 40 pikë. Buzëqesh edhe Milwaukee Bucks që mposhti me rezultatin 125-115 Detroit Pistons në një ndeshje ku për Bucks spikati i përhershmi Giannis Antetokounmpo me 43 pikë 9 rebound dhe 4 asiste. Për Milwaukee kjo ishte fitorja e 4-t në 7 takime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...