Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Curry-Durant nuk mjaftojnë për Golden State, fitojnë Oklahoma e Toronto

Vijojnë ulje-ngritjet e Golden State Warriors në këtë sezon. Kampionët në fuqi të NBA nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi pësuan humbjen e 11-të në 32 takime, shumë për një skuadër që është mësuar duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme. Në Salt Lake City, Golden State u dorëzua me shifrat 108-103 përballë vendasve të Utah Jazz. Curry dhe Durant ishin dy basketbollistët më të mirë në parket repsektivisht me 32 dhe 30 pikë, por diferencën në këtë ndeshje e bëri loja në grup e Utah me plotë 6 lojtarë të vendasve që arritën një kuotë pikësh me dy shifra. Mori fitoren e tretë radhazi Oklahoma City Thunder, sukses që e ngjiti skuadrën e trajnerit Billy Donovan në vendin e dytë të konferencës së Perëndimit me një bilanc prej 20 fitoresh dhe 10 humbjes.

Në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento King heroi i padiskutueshëm i City Thunder ishte Paul George i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer duke koleksionuar 43 pikë 7 asiste dhe 12 rebound në suksesin 132-113 të Oklahomës. Fantastik edhe Rusell Westbrook me një tripe-double, me yllin e City Thunder që regjistroi 19 pikë, 17 asiste dhe 11 rikuperime poshtë tabelës. Një fitore me shumë peshë mori edhe Portland Trail Blazzers. Skuadra nga Oregoni mposhti në shtëpi 99-92 Memphis Grizliess, për meritë edhe të Damian Lillard, autori i 24 pikëve. Falë James Harden arriti të buzëqeshte edhe Houston Rockets që në Toyota Center kaloi me shifrat e thella 136-118 kryqytetasit e Washington Wizards. 35 pikë realizoi i përhershmi James Harden në këtë sfidë, ndërsa miqëve nuk u mjaftuan 28 pikët e Bradley Beal. U rikthye te suksesi pas dy humbjeve radhazi Toronto Raptors, që në shtëpi tregoi dhëmbët ndaj Indiana Pacers duke fituar 99-96 në një ndeshje ku diferencën e bëri Kawhi Leonard me 28 pikë 6 asist e 10 rebound.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...