Basketboll

NBA/ Curry magjik, 62 pikë në suksesin e Warriors, LaBron udhëheq Lakers

Pasi e nisën sezonin e ri me 5 humbje radhazi, Washington Wizards gjetën fitoren e dytë radhazi, këtë herë me vetëm një pikë diferencë 122-123 në një sfidë spektakolare të zhvilluar në “Barclays Center” të New York-ut, ndaj Brooklyn Nets.

Të 4 setet e kësaj sfide ishin mjaft të ekuilibruara, me Wizards që fituan të parin me një pikë diferencë dhe të tretin me dy pikë diferencë, ndërsa Brooklyn fitoi vetëm setin e dytë me dy pikë diferencë dhe pjesa e fundit përfundoi në barazim.

Kyrie Irving dhe Kevin Durant zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë për Brroklyn Nets, duke regjistruar 58 pikë, 16 rikuperime dhe 17 asiste të dy së bashku, ndërsa për Washington Wizards shkëlqeu Bradley Beal me 27 pikë, 10 rikuperime dhe 5 asiste.

Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers morën fitoren e tretë radhazi dhe njëkohësisht të pestën sezonale, pasi ia dolën të triumfojnë pa shumë mundim në transfertën ndaj Memphis Grizzlies me rezultatin 94-108.

Në “FedExForum” të Memphis, vendasit e nisën shumë vrullshëm ndeshjen dhe në fund të fraksionit të parë kryesonin me 11 pikë diferencë, por më pas Lakers morën gjithçka nën kontroll dhe fituan pjesën e dytë e të katërt me rezultat të thellë, duke siguruar edhe triumfin në të gjithë takimin.

LeBron James ishte në një formë të jashtëzakonshme mbrëmjen e djeshme, teksa shënoi 22 pikë, rikuperoi 13 topa në tabelë dhe dha 8 asiste, ndërsa një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe ylli tjetër i skuadrës kaliforniane, Kevin Durant.

Ylli 32-vjeçar i basketbollit amerikan, Stephen Curry ishte magjik mbrëmjen e djeshme në “Chase Center” të San Franciscos, pasi shënoi plot 62 pikë, rikuperoi 5 topa dhe dha 4 asiste, duke vulosur i vetëm fitoren 137-122 të Golden State Warriors ndaj Portland Trail Blazers.

Warriors morën kështu fitoren e tretë sezonale, në një ndeshte të dominuar nga fillimi në fund, ndërsa Lillard dhe McCollum të Trail Blazers u eklipsuan nga shkëlqimi i Curry, duke mos arritur të bëjnë asgjë në parket.

Në sfidat e tjera Los Angeles Clipeprs triumfoi me shifrat 107-12 në transfertën ndaj Phoenisx Suns, Denver Nuggets mposhti Minnesota Timberwolves me rezultatin 124-109, ndërsa Chicago Bulls fitoi me rezultatin 118-108 ndaj Dallas Mavericks.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency