Basketboll

NBA/ Curry parakalon legjendën Chamberlain, bien Lakers

Mbrëmje fanastike për Stephen Curry-n, “yllin” e Golden State Warriors, që rrëmbeu skenën e “Chase Center” të San Franiscos në suksesin 116-107 të skuadrës së tij përballë Denver Nuggets. Plot 53 pikë realizoi Curry, duke qenë i saktë në 10 nga 18 gjuajtjet për tre, që përbën dhe paraqitjen e tij të katërt më të mirë në karrierë, por më i rëndësishëm është fakti që parakalon një legjendë të Warriors, Wilt Chamberlain, për numrin total të pikëve të shënuara për skuadrën kaliforniane. Curry ka arritur kuotën e 17818 pikëve, ndërsa i madhi Chamberlain i 100 pikëve në një ndeshje është ndalur në shifrën 17783.

Për Denverin bëri gjithçka mundi Nikola Jokic, autor i 27 pikëve dhe 12 “reboundeve”, ndërsa lajmi më i keq është dëmtimi i Jamal Murray-t në gjurin e majtë, pas një rënieje të pakontrolluar në fund të takimit.

Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Utah Jazz, u mposhtën në parketin e Washington Wizards 121-125. Pavarësisht 42 pikëve të Donovan Mitchell dhe 33 Bogdan Bogdanovic, Jazz u dorëzuan përballë Bradley Beal, autor i 34 pikëve, dhe Russell Wesbrook, që e mbylli takimin me “triple-double”: 25 pikë, 14 “rebound” dhe 14 asiste.

Nuk e ndalin marshimin Phoenix Suns, që iu imponuan 126-120 Houston Rockets me 26 pikë të shënuara nga Jae Crowder dhe 24 Devin Booker.

Fituan edhe Philadelphia 76ers në parketin e Dallas Mavericks me rezultatin 95-113. Ndal hapin skuadra teksane, së cilës nuk i mjaftuan 32 pikët e sllovenit të famshëm, Luka Doncic, teksa për 76ers spikati me plot 36 pikë Joel Embiid.

Një tjetër emër i madh i Konfernecës së Perëndimit pëson humbje. Bëhet fjalë për Los Ageles Lakers, që pa shërbimet e LeBron James dhe Anthony Davis u dorëzuan 111-96 në “Madison Square Garden” përballë New York Knicks, në radhët e të cilëve spikati me 34 pikë dhe 10 “rebound” Julius Randle.

 

Rezultatet:

New York Knicks-Los Angeles Lakers 111-96

Dallas Mavericks-Philadelphia 76ers 95-113

Orlando Magic-San Antonio Spurs 97-120

Memphis Grizzlies-Chicago Bulls 101-90

New Orleans Pelicans-Sacramento Kings 117-110

Utah Jazz-Washington Wizards 121-125

Golden State Warriors-Denver Nuggets 116-107

Phoenix Suns-Houston Rockets 126-120

Minnesota Timberwolves-Brooklyn Nets (e shtyrë)

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency