Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Curry spektakolar, Golden State rikthehet te fitorja

Golden State është rikthyer te fitorja falë një Stephan Curry spektakolar, që ka realizuar 38 pikë, 3 asiste dhe 4 rikuperime, në fitoren 141-128 ndaj Memphisit. Warriors ishin spektakolarë në këtë sfidë, duke kënaqur të pranishmit në prag të ndërrimit të viteve dhe mbyllur 2017-ën sërish në krye të Konferencës së Perëndimit.

Porzingins udhëhoqi New York Knicks në fitoren e vështirë ndaj New Orleansit, me rezultatin 103-105. Letonezi shënoi 30 pikë, 3 asiste dhe 7 rikuperime, ndërsa deçiziv ishte koshi i fundit, që shmangu kohën shtesë. Nga ana tjetër, Davies dhe Cousins shkëlqyen te Pelicans me 60 pikë, 5 asiste dhe 28 rikuperime, por nuk arritën të shmangin humbjen e dytë radhazi për skuadrën e tyre.

Orlando Magic u dorëzua ndaj Miami Heats, duke humbur me rezultati 111-117, pavarësisht formës së mirë të Gordon me 39 pikë, 1 asist dhe 7 rikuperime. Gjysma e parë e takimit foli për Magics, që krijuan një diferencë të konsiderueshme pikësh, por lëshuan shumë në gjysmën tjetër dhe Miami, i udhëhequr nga forma mjaft e mirë e Johnson dhe Dragiç, arriti të përmbysë rezultatin.

Në sfidat e tjera, Utah Jazz mposhti 104-101 Clevelandin, Detroit Psitons triumfoi 93-79 ndaj San Antonio Spurs dhe Denver humbi 102-107 ndaj Philadelphia 76ers.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...