Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Dallas fiton derbin teksan me dyshen Porzingis-Doncic!

Skuadrat e NBA u rikthyen në parket pas spektaklit që ofroi All Star Game, mbrëmjen e së mërkurës edhe pse u luajtën vetëm 2 ndeshje. Në derbin teksan festoi Dallas Mavericks. Në American Airlines Center skuadra e Rick Carlisle regjistroi fitoren e 4-t radhazi pasi mposhti me rezultatin 115-104 San Antonio Spurs në një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë ishte formacioni i Gregg Popovich më mirë pasi Spurs ishin në avantazhin e 7 pikëve, por në pjesën e dytë Dallas tregoi supermacinë e saj duke përmbysur gjithçka dhe duke e mbyllur takimin në avantazhin e 11 pikëve. 30 pikët e realizuara nga DeMare DeRozan por edhe 11 rebound nuk i mjaftuan San Antonios, ndërkohë që te Mavericks spikati letonezi Kristaps Porzingis me 28 pikë e 14 rikuperime poshtë tabelës por edhe i përhershmi Luka Doncic. Slloveni ishte thjeshtë fantastik duke regjistruar një tjetër triple-double, pasi e mbylli ndeshjen me 22 pikë 12 rebound dhe 12 asiste.

Për Mavericks kjo ishte fitorja e 19-të në këtë sezon në 35 takime në total ndërkohë që Spurs pësuan disfatën 15-të në 33 ndeshje. Një fitore të thjeshtë regjistroi edhe Memphis Grizzlies përballë Washington Wizards me rezultatin 127-112. Për skuadrën nga Teneesee spikati litunezi Junas Valanciunas me 29 pikë e 20 rikuperime poshtë tabelës dhe 3 pasime deçizive, duke udhëhequr Grizzlies drejt suksesit numër 17 në këtë sezon. Kryeqytetasit në krahun tjetër pavarsisht 41 pikëve të realizuara nga dyshja Bradley Beal-Rusell Westbrook nuk arritën të evitonin humbjen e 21-të sezonale.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...