Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Davis e James s’ka kush i ndal, Bucks “fluturojnë” me Antetokounmpon

Që kur Anthony Davis vendosi t’i bashkohej LeBron Jamesit në radhët e Los Angeles Lakers gjatë verës, u kuptua qartë se një nga skuadrat më të titulluara në NBA do të ishte në rrugën e duhur për t’iu kthyer lavdisë. Skuadra kaliforniane sigloi fitoren e 20-të sezonale falë kësaj dysheje gjigante, duke iu imponuar pa shumë sforcim 113-136 Portland Trail Blazers. 39 pikë realizoi Davis e 31 James, ndërsa në krahun tjetër Carmelo Anthony, me vetëm 15 pikë në total, nuk arriti të hynte në lojën e tij. U mundua të kundërpërgjigjej Damien Lillard, me 29 pikë, por që nuk mund të mjaftonin përballë Lakers. Për fat të keq, Blazers humbën edhe Rodney Hood, që u dëmtua rëndë në tendinën e Akilit.

Milwaukee Bucks mposhtën lehtësisht Los Angeles Clippers 119-91, në një përballje shumë më pak të ekuilibruar krahasuar me statistikat që kanë arritur të dyja skuadrat në këtë sezon. Giannis Antetokounmpo la shenjën e tij, si gjithmonë, me 27 pikë e 11 “rebound”, ndërsa në krahun tjetër Kawhi Leonard u ndal në kuotën e 17 pikëve.

Miami Heat vijojnë ecurinë pozitive në Lindje, duke sigluar fitoren e 16-të, këtë radhë në dëm të Washington Wizards 112-103. Jimmy Butler ishte protagonisti i madh i ndeshjes me “triple double”, 28 pikë, 11 asiste e 11 rikuperime, pa nënvlerësuar edhe kontributin e Bam Adebayo (24 pikë e 14 “rebound) dhe të Tyler Herro (22 pikë).

Golden State Warriors, në ditën kur u zbulua se Steph Curry iu nënshtrua operacionit të dytë në dorë, gjetën D’Angelo Russell në formë, duke mposhtur Chicago Bulls 98-100, falë bashkëpunimit mes Draymond Green e Glenn Robinson III (20 pikë) 1’03” para fundit. E pabesueshme sesi për më shumë se 1 minutë nuk u shënua asnjë pikë, kështu që rezultuan pa vlerë 22 pikët e Zach LaVine dhe 20 të Lauri Markkanen.

Rezultatet:

Charlotte Hornets-Brooklyn Nets 104-111

Cleveland Cavaliers-Orlando Magic 87-93

Detroit Pistons-Indiana Pacers 108-101

Boston Celtics-Denver Nuggets 108-95

Miami Heat-Washington Wizards 112-103

Chicago Bulls-Golden State Warriors 98-100

Oklahoma City Thunder-Minnesota Timberwolves 139-127

Milwaukee Bucks-Los Angeles Clippers 119-91

San Antonio Spurs-Sacramento Kings 105-104

Portland Trail Blazers-Los Angeles Lakers 113-136

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...