Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Davis lë në hije yjet e Warriors, Houston “shpartallon” Utah

Për një natë Anthony Davis lë në hijet yjet e Golden State dhe merr për dore New Orelans Pelicans duke e udhëhequr drejt një fitoreje të madhe ndaj Warriors në sfidën e tretë play-off që rihapi serinë e gjysmëfinaleve të Perëndimit mes tyre me kampionët në fuqi të NBA që tashmë kryesojnë 2-1 me ndeshje por edhe sfida e 4-ët do të zhvillohet në Louissiana. Thjeshtë fenomenal Anthony Davis, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke realizuar 33 pikë 18 rikuperime dhe 3 asiste në suksesin e thellë 119-100 të Pelicans. Sfida e Smothie King Center nuk kishte shumë histori me New Orleans që e dominoi takimin nga fillimi e deri në fund dhe e vetmja gjë që mundi të bënte Golden State ishte të ndiqte gjatë gjithë kohës dhe të ngushtonte shifrat për ta bërë sa më pak të dhimbshme këtë humbje. Te vendasit përveç Davis spikati edhe Holiday me 21 pikë. Ndërkohë për Warriors pikëshënuesi më i mirë ishte Klay Thompson me 26 pikë ndërsa dyshja Durant-Curry realizuan të dysëbashku 41 pikë shumë pak për dy lojtarë të kalibrit të tyre.

Buzëqesh Houston Rockets. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt mori kryesimin 2-1 në serinë ndaj Utah Jazz pasi triumfoi në ndeshjen e tretë brenda në Salt Lake City me rezultatin 113-92. Gjithçka meritë e dyshes James Harden-Eric Gordon. Mjekëroshi i Rockets realizoi 25 pikë ndërsa shtoi edhe 12 asiste e 4 rebound ndërsa Gordon gjithashtu realizoi 25 pikë. Diferncën në këtë sfidë e bëri paraqitja e Houstonit në dy periodat e para, me skuadrën e trajnerit Mike D’Antoni që ishte thjeshtë e mrekullueshme në pjesën e parë të lojës duke mos i lejuar asgjë kundërshtarit dhe duke e mbyllur atë në favor me një avantazh prej +30 pikësh, një diferencë e frikshme kjo për një sfidë play-off. Gjithsesi Utah do të kërkojë të rikthehet te fitorja dhe të barazojë serinë mes tyre në sfidën e 4-ët  që do të luhet sërish në Salt Lake City.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...