Denver Nuggets do të luajë Finalet e NBA për të parën herë në historinë e tyre. Nuggets fituan ndeshjen e 4-ët 113-111 duke e mbyllur 4-0 serinë me Lakers, duke fituar kështu Konferencën e Perëndimit. Jokic dominoi pjesën e dytë, duke ju përgjigjur një pjese të parë sensacionale nga ana e Lebron James duke i mundësuar kështu skuadrës nga Colorado të luajë për unazat e NBA në aktin final të një sezoni, për herë të parë në historinë e saj 47-vjeçare. The Finals nisin të enjten e 1 qershorit dhe Nuggets do të kenë kohë për të “marrë frymë”.
XHOKERI BUZËQESH
Nikola Jokic, MVP i finales në moshën 28-vjeçare siguron Finalet e para të karrierës. Një kurorëzim ky për lojtarin më dominues të 3 sezoneve të fundit në NBA. Numrat e tij thonë shumë, por jo gjithçka. Thonë që duke siguruar për herë të tetë numra dyshifrorë në të tre aspektet në playoff vendos një rekord të ri duke thyer atë që mbahej që nga 1967 nga Ëilt Chamboerlein. Ajo që numrat nuk thonë, përtej 30 pikëve 14 rikuperimeve dhe 13 asisteve është që nuk u sforcua fare. Duke luajtur për skuadrën deri në fund, dhe duke shënuar me klas edhe dy koshat e fundit deçizivë.
LEBRON DERI NË FUND
Në krahun tjetër Lebron e provoi, deri në fund. Shënoi 31 pikë vetëm në pjesën e parë, dominoi sikur të ishte 10 vjet më i ri. E mbylli me 40 pikë, 10 rikuperime dhe 9 asiste, mbrojti ndaj Jokic dhe Murray, shënoi nga gjithë pozicionet. Bëri gjithcka në moshën 38-vjeçare, përveç se të shënonte koshin e barazimit që do ta çonte ndeshjen në shtesë. Nuk mund të bënte më tepër, fitoi skuadra më e mirë dhe skuadra më e mirë këtë herë nuk ishin Lakersat e tij.
NDESHJA
Takimi nisi me japonezin Hachimura për të parën herë titullar në playoff. Lakers ishin në avantazh 34-28 pas 12 minutave të para, në të cilat Lebron kishte shënuar 21 pikë, duke përfshirë 4 trepikësha. Një seri faullesh në favor të Lakers në fundin e pjesës së parë nxehin trajnerin Malone, që merr një teknik për protesta. Në gjysmën e takimit rezultati ishte 73-58 për Lakers me Lebron që kishte shënuar plot 31 pikë, maksimumi i karrierës për të në një pjesë të parë playoff-i.
Lexo edhe:
- “Do i jap para nga rroga ime”, Martinez: Messi le të vijë tek Aston Villa!
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Në Champions pas 20 vitesh, trajneri i Newcastle ul entuziazmin: Mos prisni merkato të “çmendur”
- Arteta zbulon zëvendësuesin e Xhakës, në shënjestër kapiteni i rivalëve të Premier League
Në pjesën e dytë Jokic riniset fort, serbi shënon 10 pikë në pesë minuta edhe pse bëri 3 faulle. Lakers janë fajtorë që nuk e sulmuan për ta detyruar të bënte të katërtin, duke e dërguar në stol. Një kosh i ishit Caldëell-Pope solli parakalimin e miqve në 82-81 me Denver që dominoi periodën e tretë duke e mbyllur 94-80.
Davis pastaj barazon në 102-102 por finalja ishte e tëra e Nikola Jokic, që shfaqet si artisti i koshave. Kur mbeteshin 4 sekonda për t’u luajtur ishte zotërimi i fundit i topit të Lakers, të gjithë e dinë që topi shkon te James, që provon por Malone kishte menduar mbrojtjen me Gordon që firmos stopimin më të rëndësishëm të karrierës, atë që vlen finalet e NBA me Nuggets që fitojnë me vetëm 2 pikë diferencë.
