Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Denver me “5 yje”, Beasley-Jokiç “eklipsojnë” Harden

Denver Nuggets ka marrë fitoren e pestë radhazi, pasi arriti të mposhtë Houston Rockets me rezultatin 136-122, në sfidën e luajtur në “Pepsi Arena”.

Dyshja Beasley-Jokiç ishin fantastikë për Nuggets, pasi regjistruan 66 pikë, 12 asiste dhe 15 rikuperime të dy së bashku, ndërsa ylli i Rockets, Harden nuk shkoi më shumë se 30 pikë, 9 asiste dhe 6 rikuperime.

Sfida nisi mjaft mirë për Houston Rockets, që fitoi fraksionin e parë, por një “black-out” total në pjesën e dytë, bëri që vendasit e Denverit të rikuperonin dhe të nisnin shkëputjen, ndërsa miqtë të merrnin humbjen e dytë radhazi.

Edhe Boston Celtics arritën të regjistrojnë një tjetër fitore, pasi triumfuan me rezultatin 99-113 në transfertën e “Madison Square Garden”, përballë New York Knicks.

Miqtë dominuan sfidën në 3 nga 4 fraksionet e saj, ndërsa të udhëhequr nga forma mjaft e mirë e Irving, që regjistroi 23 pikë, 6 asiste dhe 10 rikuperime, nuk vunë për asnjë moment në diskutim fitoren.

Charlotte Hornets u rikthye te fitorja, pasi mposhti Memphis Grizzlies me rezultatin 100-92, në një përballje mjaft interesante, fati i të cilës u vendos vetëm në fraksionin e fundit.

Miqtë nga Memphis bënë një ndeshje mjaft të mirë në 3 fraksionet e para, ku edhe kryesonin me 3 pikë diferencë, por u dorëzuan në pjesën e fundit, duke pranuar edhe humbjen e tretë radhazi.

Në dy sfidat e tjera të mbrëmjes, Oklahoma City Thunder triumfoi me rezultatin 102-118 në transfertën ndaj Miami Heats, ndërsa Uttah Jazz mposhti me rezultatin 128-112 skuadrën e Atlanta Hawks.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...