Basketboll

NBA, Denver në superformë, Houston fiton derbin teksan, Phoenix ul me “këmbë në tokë” Utah!

Në NBA është momenti i Denver Nuggets. Skuadra nga Colarado mori fitoren e 7-të rresht pasi mposhti në Pepsi Center me rezultatin 106-96 San Antonio Spurs. Denver diferencën në këtë sfidë e bëri në periodën e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Nikola Jokic më i miri mbi parket për skuadrën e trajnerit Michael Malone iu afrua shumë një triple-double duke koleksionuar në total 25 pikë, 9 topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 10 pasime vendimtare. Për Nuggets kjo ishte fitorja e 33-të në këtë sezon, me Denverin që pozicionohet në vendin e 4-t në Perëndim por po kërcënon edhe Clippers-at në garën për vendin e 3-të. Vijon forma e shkëlqyer e Brooklyn Nets që morën fitoren e 14-të në 17 ndeshjet e fundit teksa kaluan lehtësisht New Orleans Pelicans në Barclays Center me rezultatin e thellë 139-111.  Dëmtimi i James Harden nuk u ndje aspak në këtë sfidë pasi skuadrës nju-jorkeze i janë rikthyer në dispozicion afrimi më i fundit LaMarcus Aldridge dhe Kevin Durant.

Irving me 24 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë i Brooklyn ndërsa një dorë në këtë fitores skuadrës së Steve Nash ja dhanë edhe Aldridge me 22 pikë dhe Durant me 17 pikë. Në derbin teksan buzëqeshi Houston Rockets që kaloi  me rezultatin 102-93 Dallas Mavericks në Toyota Center. Te Rockets u ndje menjëherë dora e blerjes së bujshme John Wall autor i 31 pikëve në këtë duel, ndërkohë që 46 pikët e dyshes Luka Doncic-Kristaps Porzingis nuk i mjaftuan Dallasit për të evituar këtë disfatë. Dueli më spektakolar i mbrëmjes së NBA ishte ai që u zhvillua në Arizona mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Perëndimit. Phoenix Suns arriti të mposhte Utah Jazz pas kohës shtesë me rezultatin 117-113. 41 pikë realizoi Donovan Mithcell për Utah por në fund buzëqeshi Davon Booker që me 34 pikët e tij udhëhoqi Phoenix drejt suksesit, i ndihmuar padiskutim edhe nga 29 pikët e ekspertit Chris Paul. Por pavarsisht kësaj fitoreje të Suns dhe humbjes së dytë rresht që pësuan Jazz, vendi i parë në Perëndim vazhdon të mbahet nga Utah.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency