Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Denver përmbys Clippers dhe prek finalen e Perëndimit, Miami mposht Bostonin!

Denver Nuggets realizon një përmbysje fantastike ndaj Los Angeles Clippers nga 1-3 në 4-3 me ndeshje dhe në finalen e konferencës së Perëndimit nuk do të ketë një derbi kalifornian. Do të jetë Denveri skuadra që do të sfidojë Lakers në garën për titullin në Perëndim pasi në ndeshjen e 7-të gjysmëfinale Nuggets triumfuan lehtësisht ndaj Clippers me rezultatin 104-89. Meriat më të mëdha shkojnë për kanadezin Jamal Murray autor i një paraqitjeje fantastike. Murray shënoi 40 pikë por shtoi edhe 4 asiste dhe 5 rebound. Gjithsesi nuk mund të mos përmendet edhe forma e shkëlqyer e treguar nga serbi Nikola Jokic i cili regjistroi një triple-double me 16 pikë 22 rebound dhe 13 asiste. Ndërkohë në Lindje dhuroi emocione të mëdha sfida e parë finale mes Boston Celtics dhe Miami Heat. Skuadra nga Florida arriti të triumfonte pas kohës shtesë me rezultatin 117-114 në një ndeshje ku skuadrës më të titulluar të NBA nuk i mjaftuan 30 pikët e Jason Tatum dhe 26 të Smart. Te Miami spikati Goran Dragic me 29 pikë por paraqitje pozitive bënë edhe Jamal Crowder dhe Jimmy Butler.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...