Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ DeRozan udhëheq Spurs drejt suksesit, fitojnë edhe Dallas e Miami

San Antonio Spurs vijon ngjitjen në renditje, pasi ia doli të regjistrojë fitoren e tretë radhazi, këtë herë me shifrat 122-125, por vetëm pas luajtjes së kohës shtesë në transfertën ndaj Minnesota Timberëolves në “Target Center”.

Sfida ishte e balancuar me të dy skuadrat që fituan nga një set dhe në fund të kohës së rregullt rezultati ishte i barabartë 113-113, ndërsa Spurs fituan me tri pikë diferencë kohën shtesë. Demar DeRozan ishte protagonist absolut për San Antonion, pasi ia doli të shënojë 38 pikë, të rikuperojë 5 topa dhe të japë 5 asiste, ndërsa te Minnesotta u paraqitën mjaft mirë Beasley dhe Towns.

Washington Wizards pësoi humbjen e 8 në 10 ndeshjet e para sezonale, teksa këtë herë u dorëzua përballë Miami Heat në “Capital One Arena”. Miqtë nga Miami u shfaqën dominues në tre fraksionet e para, ndërsa Wizards u zgjuan në pjesën e fundit të cilën e fituan me rezultat të thellë, por nuk ia dolën të përmbysin rezultatin.

Tyler Herro dhe Jimmy Butler ishin protagonistët e suksesin për Miami Heat, pasi të dy bashkë arritën të shënojnë 57 pikë, të rikuperojnë 19 topa dhe të japin 11 asiste.

Vijon të bëjë mjaft mirë në këtë fillim sezoni edhe Dallas Mavericks që triumfoi me shifrat 112-98 në “Airlines Center” përballë Orlando Magic. Tim Hardaway Jr ishte protagonist absolut për suksesin e Dallas, pasi shënoi 36 pikë, rikuperoi 5 topa dhe dha dy asiste.

Në ndeshjet e tjera, Portland Trail Blazers triumfoi me shifrat 99-125 në transfertën ndaj Sacramento Kings, i udhëhequr edhe nga CJ McCollum me 37 pikë, ndërsa Milwaukee Bucks mposhti me rezultatin 100-90 skuadrën e Cleveland Cavaliers.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...